Ballina Horoskopi Pse personat e shenjës së Shigjetarit, duhet t’i keni gjithmonë pranë

Pse personat e shenjës së Shigjetarit, duhet t’i keni gjithmonë pranë

Në zodiak ka shumë miq të mirë, por duhet pranuar se askush nuk mund të jetë si shigjetari.
Nëse keni një mik të tillë dijeni se jeni me fat.
Në përgjithësi ata janë të qetë, por ndryshojnë në disa raste.

Ata mund të duken të ftohtë sa të afrohen e më pas ndryshojnë sapo krijojnë besim tek dikush.

Zbuloni disa karakteristika që i bëjnë ata miqtë më të adhurueshëm:

1. Ata mundohen gjithmonë t’u qëndrojnë pranë atyre që duan dhe iu ofrojnë mbështetje të pakushtëzuar.

2. Pavarësisht se mund të duken të fortë dhe të pamposhtur, nëse ju nuk jeni mirë edhe ata do ndihen të dobët.

3. Nëse arrini t’i çmoni si duhet ata do i keni miq për gjithë jetën, por nëse bëni të kundërtën ata do zhduken përgjithmonë pasi nuk kanë aspak dëshirë të investojnë kohë me persona që nuk ia vlejnë.

4. Ndonjëherë janë pesimistë, por gjithmonë janë ata që ju bëjnë më realistë për jetën.

MË SHUMË

Nuk janë dashakeqës, i thonë gjërat drejtpërdrejt dhe nuk dinë të justifikohen. Ata duan që të dilni drejt e në temë.

Çdo gjë e bëjnë me ndershmëri. Shtirja dhe mashtrimi nuk kanë fare lidhje me to.

Ata udhëhiqen nga Jupiteri, i cili i bën ata më të fortë emocionalisht dhe të përcjellin energji pozitive.

E shohin jetën me entuziazëm, duan të argëtohen, ta shijojnë jetën dhe preferojnë bisedat produktive dhe shpirtërore.

Ata ju ngrenë humorin, prandaj nëse nuk ndiheni mirë, shoqërohuni me një shigjetar.

Nuk është i durueshëm ndaj njerëzve që abuzojnë me çiltërsinë dhe pafajësinë e tij.

Ka tendencën të largohet dhe të reflektojë vetëm.

LEXO EDHE:  “Shqisa e gjashtë” e çdo shenje horoskopi

Një shigjetar, nuk qëndron me ju për interes, edhe nëse nuk ju duron, ai largohet.

Kur janë të lidhur me dikë që e duan, janë shumë besnikë. Edhe pse njihet si shenja e aventurave, nëse një shigjetar dashuron vërtet, kurrë nuk ju tradhton.

Nëse pësojnë zhgënjime në dashuri, ata nuk mbyllen në vetvete, por vazhdojnë në gjetjen e gjërave të reja.

Kurrë mos e nënvlerësoni një Shigjetar. Ata dinë më shumë se sa thonë dhe vënë re më shumë gjëra se sa mendoni ju. Ata janë mirënjohës.

E mbyt monotonia. Nëse do e keni partnerin shigjetar, do bëni qejf, pasi i pëlqen shumë të udhëtojë.

Atij i pëlqen të bëjë gjëra të larmishme dhe mos ta zërë monotonia.

Çfarë duhet të dini më tepër?

Shigjetari kurrë nuk i lё gjёrat pёrgjysmё. E vetmja gjë qё ai e merr me ngadalё ёshtё martesa. Në çdo gjë tjetër, ai është mjaft i shpejtë.

Ka, natyrisht, disa shigjetarё me Dem ose Bricjap nё ashedenten e tyre, tё cilët lëvizin me më shumë kujdes, por ata nuk janë të ngadaltë nё qëndrimet e tyre emocionale ose mendore.

Normalisht, Shigjetari tipik është njё hap para jush dhe ai me siguri do tё kёrkojё vëmendjen tuaj kur tё arrijё nё kёtё pikё.

Përulësia nuk është një nga atributet e tij më të dukshme.

Disa Shigjetarё veshin një vello të hollë modestie mbi egot e tyre të zjarrta, por në qoftë se ju shikoni vjedhurazi pёrmes saj, ju do të shihni një person me vetëbesim, i cili është me të vërtetë mjaft i kënaqur me veten e tij në përgjithësi.

Ai mund të jetë pak i pasigurt për veten e tij në çështjet e dashurisë, me raste, por kush nuk është?

LEXO EDHE:  HOROSKOPI DITOR! 22 Gusht 2018!

Paraja është e rëndësishme pёr tё, sepse ai ka për të mbështetur veten e tij dhe stilin e jetesёs.

Ai rrallë është dorështrënguar dhe në qoftë se ju jeni, ai do të largohet në një mjedis pune më të pëlqyeshëm.