Ballina Horoskopi Pse të duhet me patjetër në jetë një i shenjës së Shigjetarit

Pse të duhet me patjetër në jetë një i shenjës së Shigjetarit

Si të njohim Shigjetarin (22 nëntor – 21 dhjetor)

Shigjetari nuk ka asnjё grimcё keqdashje brenda tij. Ai i lёshon fjalёt e tij tё drejtёpёrdrejta dhe shokuese me pafajёsinё mё tё madhe. Madje edhe kur tenton tё justifikohet, sёrish i shpёtojnё ofendime nga goja. Mos e gjykoni atë shumë ashpër. Sepse njё Shigjetar e ka gjithmonё pa tё keq. Jo se ai ka nevojë për simpatinё time apo tuajёn. Pas mënyrës sё tij pa takt, është një mendje jashtëzakonisht e zgjuar dhe me standarde tё larta. Kombinimi unik i zgjuarsisё, inteligjencës dhe lёvizjes sё zjarrtë, zakonisht e çon shigjetёn e harkut tё shigjetarit direkt në qendёr tё tabelёs. Ajo qё tё bёn pёrshtypje si te Shigjetari mashkull, ashtu edhe te femra, ёshtё fakti qё ata janё krejtёsisht tё pavёmendshёm ndaj fjalёve tё tyre. Ata janë të bindur se janë njerёzit më diplomatё në botë. Ata i dёgjon gjithmonë duke thënë: “Çfarё, unë nuk i lёndoj ndjenjat e askujt për asgjë nё botё. Unë jam shumë i kujdesshëm pёr kёtё.” Dhe ata sinqerisht e besojnë atё qё janё duke thёnё. Në fakt, ata çdo gjё e bёjnё mё ndershmёri. Shtirja dhe mashtrimi i çfarёdo forme nuk ka lidhje me ta.

Karakteristikat fizike

Shiko për një kafkë mjaft të madhe, të mirё formuar dhe një ball tё lartë dhe tё gjerë. Tiparet do të jenë tё sinqerta dhe tё gëzuara, tё hapura ndaj miqёsive dhe ideve tё reja; normalisht lёvizjet janё tё vrullshme dhe tё shpejta (edhe pse mund tё takoni shigjetarё tё ngadaltё nё lёvizje). Ata shpesh do të bëjnë gjeste të shtrira nё hapёsirё, gjithëpërfshirëse, të cilat mund të jenë tё befta dhe energjike, por ndoshta jo shumë tё hijshme. Shigjetari mund të ngre krahun për të treguar diçka dhe nё tё njёjtёn kohё tё derdhё gotёn me ujё. Ai mund tё jetё duke ecur me kokёn lart dhe tё pengohet nё njё gur. Ndёrkohё çanta e tij mund tё hapet dhe tё gjitha dokumentat do tё shpёrndahen nё rrugё.

Sytë e personave qё udhёhiqen nga Jupiteri, janë aq të ndritshme dhe vigjilente si tё një harabeli dhe ata vetëtijnё dhe vezullojnë me nga njё humor rigjenerues. Shigjetarёt, pra harkëtarët janë ose trupa shumë të gjatë dhe atletik ose më të shkurtër se mesatarja, por me trup tё fuqishёm. Ata tё gjatët do t’ju kujtojnё kuajt e racёs së pastër apo mёzat gjithё vrull. Në veçanti, në rininë e hershme, shumë prej tyre kanë një baluke tё pabindur qё bie vazhdimisht nё ballё, njёsoj si krifa e njё kali. Ata do ta lёvizin kёtё tufё flokёsh me njё lёvizje tё kokёs ose me njё lёvizje tё pandёrgjegjshme tё dorёs- njё zakon ky qё do tё mbetet edhe shumё kohё pasi modeli i flokёve tё ketё ndryshuar.

Veçori të tjera

Shigjetarёt janë zakonisht të papёrtuar. Ata e urrejnë të qёndrojnё thjesht ulur, por edhe tё qёndrojnё kot nё kёmbё.  Shigjetari ka njё fizik tё spikatur, qoftё edhe duke u nisur nga besimi i dukshёm dhe shpёrfillja e sjelljeve tё duhura.  Ai ecёn sikur gjithmonё ёshtё duke shkuar “diku”. Nuk ka ndalesa apo hezitime pёr tё. 

Kur takoni pёr herё tё parё njё Shigjetar, ai ose do jetё duke shёtitur qenin e tij ose duke kalёruar kalin. Kafshёt janё pasioni i tij mё i madh.Shigjetarёt qё kanё shqetёsime te planeti i kafshёve, mund tё kenё njё frikё patologjike nga kafshёt, por kjo nuk ndodh shpesh. Zakonisht, njerëzit e lindur nën ndikimin e Jupiterit nuk kanё frikë nga asgjë. Shigjetari tipik tёrhiqet nga rreziku- nё sport, në punë apo nё hobet e tij. Një element rreziku i emocionon dhe i sfidon harkëtarët. Ata e duan shumё shpejtësinё. Makinat e shpejta, madje edhe aeroplanët i tёrheqin ata si me magnet. Personi mesatar i Jupiterit i gëzohet mё shumё sё çdo gjёje tjetёr arratisjes qoftё fizike, qoftё emocionale. Kjo gjё i gjallёron ata.

Ka një ndryshim tё madh midis të qenit i prerë nё tё folur si Shigjetari dhe të folurit brutal të Akrepit. Akrepi kur thotё tё vërtetën, ёshtё plotësisht i vetëdijshëm për efektin e saj, por sёrish refuzon të bëjë kompromis. Shigjetari nuk është aspak në dijeni të efektit qё shkakton, kur ndershmëria e tij e detyron atë të flasë nё mёnyrё tё drejtёpёrdrejtё. Akrepi ndihet pakёz pishman në lidhje me deklaratat e tij qё shkaktojnë plagë. Për të, e vërteta është e vërtetё dhe në qoftë se ju nuk mund ta duroni atё, atёherё mos e pyesni. Personi i udhёhequr nga Jupiteri, Shigjetari, nga ana tjetër, tmerrohet dhe i copёtohet zemra kur zbulon se fjalёt e tij ju kanё lёnduar juve.

Çfarë është në mendjen dhe zemrёn e Shigjetarit është pothuajse menjëherë në buzët e tij. Ai është po aq i sinqertë dhe i drejtёpёrdrejtё si një fёmijё gjashtë vjeçar. Ju mund ta merrni këshillën e vjetër, “Nëse ju doni të vërtetën, shkoni te një fëmijë”, dhe ta ndёrroni me “Nëse ju doni të vërtetën, të shkoni te një Shigjetar”.

Shumё pak njerëz nuk mund ta durojnё Shigjetarin për njё kohё tё gjatё, pasi qёllimet e tij janё kaq dukshёm ta padёmshme. Ju do ta shihni këtë idealist tё dashur, tё pëlqyeshëm, inteligjent, pothuajse kudo dhe në çdo kohë. Mund tё jёtё ai prezantuesi nё ekranin tuaj çdo tё dielё mbrёma, duke hedhur shigjeta tё pakujdesshme dhe duke i lёnё tё ftuarit nё studio pafjalё nga sinqeriteti i tij. Mund të jetë shoferi i taksisё suaj njё mёngjes tё hёne, i cili me gjallёri ju shpjegon pse ai i urren klientёt kopracё- ose ju mund ta gjeni atë duke ju shërbyer në një restorant, njё të premte në mbrëmje dhe me zell ju këshillon të mos porositni biftek, sepse janё djegur pak nga njёra anё.

Shumica e Shigjetarёve, pёrpiqen me tё vёrtetё t’ju ngrenё humorin. Të paktën, kjo është ajo që ata fillojnё të bëjnё, por ndonjёherё nuk e arrijnё dot, madje mund tё shkaktojnё tё kundёrtёn. Unë dikur kisha një menaxher tё shenjёs sё Shigjetarit, i cili u përpoq të mё rriste moralin, duke mё thënë se flokët e mi dukeshin mё bukur se zakonisht. Ndёrkohё qё unё kisha njё javё pa i bёrё krehje, madje as i kisha larё prej ditёsh. Por ai është ende një mik i mirë, kështu që ju mund ta shihni se është e padobishme tё zemёroheni me ta. Ata mund të ofrojnë këshilla thellësisht të mençura, kur ju keni pasur kohë për të analizuar pikëpamjet e tyre.

Kjo është një shenjë zjarri, kështu qё shumica e Shigjetarёve janë tё hapur dhe fjalёshumё.  Ka disa që janë shumё tё turpshëm dhe tё ndrojtur, por edhe këta janë plot me ide origjinale. Në fakt, Shigjetarёt e qetё janё ata qё mund të ëndërrojnë ëndrrat mё tё mëdha dhe tё synojnë drejt qëllimeve më të larta. Tip i mbyllur apo i hapur, Shigjetari ёshtё njё nxitёs brenda zemrёs e tij. Mendja e tij është e zënë edhe kur gjuha e tij nuk është ende, kështu që ju duhet të mbani mend se kjo shenjë Dielli është gjithmonë atje, në brendёsi të natyrës së tij; që ai të mos ju vë në gjumë dhe tё jeni tё përgatitur për veprim e tij të ardhshëm befasues.

Shumicёn e kohës Shigjetari tipik është i lumtur dhe i shoqërueshëm, por durimi i tij mund të shpёrthejё si një raketë nё qiell, nëse ai nxitet nga njerëz, të cilët abuzojnë me sjelljen e tij miqёsore tё lindur ose krijojnё shumё afrimitet me tё. Rebelimi kundër autoritetit dhe gjёrave tё shoqërisë është gjithashtu diçka e zakonshme. Shigjetari kurrë nuk do tё largohet nga një grindje apo tё kёrkojё ndihmё. Gratë mund të humbasin pozicionet e tyre normalisht të këndshme dhe të lёshojnё njё breshëri të papritur gjatё bisedёs qё do ti vendosin shkaktuesit e problemeve nё vendin e vet. Burrat do të përdorin grushtat  dhe armën e përbuzjes. Një personi i vrazhdë dhe fyes, i cili ka sfiduar natyrën e mirë të Jupiterit, shpesh e gjen veten të shtrirë në trotuar duke pyetur veten se nga i erdhi goditja. 

Njerëzit e udhёhequr nga Jupiteri nuk mund të durojnё tё akuzohen pёr pandershmëri. Një akuzë e padrejtë apo një shpifje kundër integritetit të tyre do të bëjnë qё indinjata tё arrijё kulmin, por pas një shfaqjeje tё zjarrtё tё temperamentit tё tyre, Shigjetari tipik do të ndiejё keqardhje dhe do të përpiqet të justifikohet. Ai do t’ju nxijё syrin dhe do t’ju çojё nё spital, por tё nesёrmen do t’ju dёrgojё lule dhe embёlsira nё shenjё simpatie. Zakonisht, Shigjetari flet dhe vepron mё parë dhe më vonë i merr nё konsideratё pasojat.

Shumë Shigjetarё kërkojnë skenёn dhe askush nuk është i lumtur se ai, kur shikon njё audiencё tё ngazёllyer.  Ai do të këndojë vetë me zё tё ngjirur ose të vallëzojё pa këpucë, vetёm pёr kёnaqёsinё e performancёs. Biznesi i spektakleve ёshtё i mbushur plot me Shigjetarё.

Ka një brez të fortë fetar te burrat dhe gratё e udhёhequr nga Jupiteri, veçanërisht në rininë e tyre. Ata janë intensivisht të interesuar në çështjet e fesё, por pasi rriten ata mund të bëhen skeptikë ndaj dogmës dhe priren tё vёnё nё pikёpyetje besimet e mёparshme si dhe kёrkojnё  përsosjen e vlerave. Shumё rrallё mund tё ketё ndonjё Shigjetar qё nuk ka njё komplet valixhesh tё gatshme pёr udhёtime. Ata dashurojnё tё udhёtojnё dhe kanё gati tё paktёn njё valixhe, tё mbushur me gjerat qё mund tё duhen pёr 100 udhёtime, e gatshme  pёr pёrdorim tё menjёhershmё.

Ju gjithmonë do të vëreni diçka prej fëmije tek natyra optimiste,naive, guximtare e Shigjetarit.  Ai refuzon të pranojë seriozitetin e jetës, edhe pse disa prej tyre e menaxhojnё me përgjegjësi dhe ndërgjegje të admirueshme në vitet e mëvonshme. Megjithatë, ata asnjëherë nuk janё me të vërtetë të lumtur, kur ndihen tё ngarkuar nga pёrgjegjёsitё e jetёs. Natyra rebele e Jupiterit ngre krye ndaj izolimit dhe shumё izolim mund tё sjellё edhe sёmundje serioze. Pleqëria nuk është pothuajse kurrë një problem.

Zonat e tij të ndjeshme janë mushkëritё, mëlçia, krahёt, supet, duart, zorrët dhe këmbët. Dashuria e Shigjetarit pёr sportin dhe lojrat jashtë shtëpisë mund ti shkaktojё aksidente gjatë aktiviteteve. Ai rrallё mund tё qёndrojё i shtruar nё spital, mё shumё se disa ditё. Ai sёmuret shpesh dhe zakonisht rimëkëmbet me shpejtësi të mahnitshme. Jeta rrallë i mposht këta njerëz përgjithmonë. Ata besojnë se e nesërmja, me siguri do të jetë më mirë se djeshmja dhe dita e sotme është mjaft interesante. Gjendjet e kёqija shpirtёrore, zhduken pothuajse para se retё tё arrijnё tё fshehin diellin nё jetёn e Shigjetarit.

Çdo Shigjetar është pak “kumarxhi” brenda tij, përveç rasteve kur nё grafikun e tij te lindjes ka njё ndikim konservator dhe tё kujdesshёm. Shumë pak prej tyre mund të rezistojnё pa hedhur disa kartёmonedha nё tavolinёn jeshile. Nё varёsi tё vendndodhjes sё planeteve nё lindje, njё Shigjetar mund tё rrezikojё tё vё nё lojё njё pasuri tё tёrё, ose paratё e qerasё sё shtёpisё,  pёr kalin e preferuar qё po garon nё pistёn e garave. Las Vegasi e tërheq Shigjetarin, si mjalti bletёt. E njёjta gjё ndodh edhe me tregun e bursave apo pasurive tё paluajtshme.  Për fat të mirë, shumica e tyre e mbajnё nёn kontroll dёshirёn pёr tё hamendёsuar, por edhe kёta , sёrish do tё rrezikojnё herё pas herё nё njё lojё pokeri apo biletё llotarie.

Pёrsa i pёrket sektorit tё dashuri, si shigjetari i turpshёm, ashtu edhe ai i fortё, e kёrkojnё dashurinё nё çdo kohё. Shigjetarёt zhyten nё romancёn e dashurisё me symbyllur, por ata kthjellohen menjёherё sapo pёrmendet martesa. Ata mendojnë sёrish pёr atё qё po bёjnё, pastaj vazhdojnё pёrpara dhe ndonёse bёjnё analiza tё kujdesshme sёrish mund tё bien nё gabim. Edhe pse Shigjetari është i ngrohtë dhe i mrekullueshёm në marrëdhëniet e dashurisë, ai është pak i ndërlikuar për tu kapur. Simbolikisht ai është “gjysmë njeri dhe gjysёm kalë “, gjё qё padyshim i jep atij mundёsinё pёr tё udhёhequr çdo lojё ndjekjeje, gjithmonё nёse ai nuk pengohet me këmbët e veta.

LEXO EDHE:  Ja çfarë i shtyn fëmijët të bëhen gënjeshtarë "profesionistë"

Ndër tiparet më të pakëndshme të disa Shigjetarёve,mund tё pёrmend tendencёn e njё temperamenti tё dhunshёm, dashurinё pёr ushqimin apo pijen mё shumё seç duhet, qё mund tё çojё drejt obezivitetit apo alkoolizmit, sarkazmёn djegёse qё vjen nga njё mendje brilante,  apo sjelljen e çuditshme dhe pamundësinё për të mbajtur një sekret. Por asnjë nga kёto tipare nuk janё difekte të përhershme. Ato mund të çrrënjosen lehtësisht me vendosmërinё e Shigjetarit. 

Shigjetarёt kanë një tendencë për të dalё jashtë linjёs. Shigjetari do të marrë pёrsipёr një kauzë të madhe me përkushtim të verbër dhe tё besojë se mundësitë peshojnё më shumë se të metat, një qëndrim ky që rrjedh nga imagjinata e tij brilante dhe të menduarit përparimtar. Ai kurrë nuk dёshton sё prezantuari rastin e tij, me argumente të arsyeshme dhe llogjikё tё ftohtë, ndonjëherë duke i’u adresuar kundёrshtarёve me satirë të mprehtë dhe i pёrmbajtur pёr tu pёrleshur. Zjarri është gjithmonë i gatshëm pёr tu ndezur, kur dikush sulmon padrejtësisht mrekullinë apo kauzën e tij të momentit. Ai është një armik i frikshëm, sepse ai e vendos nё shёnjestёr viktimёn e tij, kur pёrqёndrohet te ajo.  Atëherë, shigjetat e tij, rrallë e humbasin objektivin e tyre. Ata me zgjuarsi lёshojnё goditjen mё tё fortё nga harku i tyre i shigjetave.

Ndonёse pak njerёz tё lindur nё dhjetor janё me tё vёrtetё humoristё, ёshtё i çuditshёm fakti qё shumica e tyre kur thonё njё shaka, e bёjnё kёtё nё njё kohё tё papёrshtatshme dhe e katranosin fare situatёn.  Audienca-në shtëpi ose në teatёr ndoshta – do tё zgёrdhihen nga ngathtësia e dukshme dhe shpirti i qeshur i Jupiterit, do të mendojё se gjithkush është duke qeshur me sensin e tij tё humorit. Kjo vёrtet mund tё jetё pёr tё qeshur me tё madhe.

Edhe pse Shigjetarёt kanë kujtime fantastike lidhur me ngjarje tё shkuara, si pёrshembull ku ishin mё 14 prill 1939 dhe mund tё kujtojnё çdo detaj tё librave qё kanё lexuar, ata mund të harrojnë ku kanё lёnë xhaketёn e tyre Shumica e tyre nё mёnyrё tё  vazhdueshme humbin doraçkat,çelësat e makinёs, kuletat dhe disa njerëz mjaftueshёm tё pasjellshëm, do tё  thoshin se personat Shigjetar, mund tё humbasin edhe kokat, në qoftë se ato nuk do tё ishin të lidhura në qafën e tyre.

Një Shigjetar kurrë nuk mund tё arrijё tё tregojё njё gёnjeshtёr nё mёnyrё tё suksseshme. Askush nuk e beson atë as për një minutë. Mashtrimi është i panatyrshёm për Shigjetarin dhe kur ai përpiqet ta praktikojё atё, ekspozimi është zakonisht i shpejtë dhe i sigurt. Pёr tё ёshtё mё mirё tё ngecet te e vёrteta , pavarёsisht pasojave qё mund tё ketё. Madje as mendja e tij vёzhguese dhe shumё e vetёdijshme, nuk mund ta shpёtojё atё nga pasojat e njё mashtrimi, vetёm nёse ka Akrepin nё shenjёn e tij. 

Për Shigjetarin, jeta është një cirk dhe ai është kllouni, qё hidhet dhe bёn kollotumba i veshur nё njё kostum me ngjyra. Fytyra e tij ёshtё e lyer me ngjyra tё ndritshme dhe sytё e tij ndriçojnё nga kurioziteti dhe argëtim. Nuk ka rёndёsi nёse ai ёshtё tip i tёrhequr apo guximtar, natyra e vёrtetё e kёtij idealist bujar është aq e gёzueshme sa Festa e Krishlindjeve. Me trimёri ai ngul një trёndafil mbi zemrën e tij të madhe dhe e drejton harkun e tij drejt qiellit. Ndёrsa merr shenjё drejt, ai e lёshon shigjetёn mё lart sesa syri i njeriut mund tё shohё- nё vendin ku lindin tё gjitha ёndrrat.

Personalitete të famshme tё shenjёs sё Shigjetarit 

Beethoven, Arthur Brisbane, William Buckley, Jr. Maria Callas, Andrew Carnegie, Edith Cavell, Winston Churchill, Noel Coward, Sammy Davis, Joe DiMaggio, Walt Disney, Betty Grable, Grimaldi, Mark Twain, Julie Harris, Papa Gjon Pali XX, John Lindsay, Mary Martin, David Merrick, John Milton, Robert Moses, John Osbonae, Lee Remick, Lillian Russell, Frank Sinatra, David Susskind, James Thurber, Julie Harris.

Burri Shigjetar

Unë nuk dua t’ju dekurajoj, por meshkujt Shigjetar kanë njё zakon të çuditshёm. Ata hypin në një kalë të madh, të bardhë dhe kalёrojnё nëpër rrugë, duke përshëndetur me shpatë dhe duke mbrojtur çёshtje tё mёdha. Pastaj ata kanë një tjetër zakon origjinal. Ata kёrcejnё si kllounё cirku dhe pёrzihen me turmёn, pa bёrё dallime mes gruas me mjekёr qё shet karamele pambuku dhe elefantёve qё japin shfaqje.

Ai mund të kapet me manovra të caktuara. Por së pari ju duhet ta zbrisni nga kali i bardhё, ta largoni nga elefantёt dhe sigurisht gruaja me mjekёr duhet tё qёndrojё larg tij. Çёshtjet e mёdha dhe cirku nuk lënë shumë kohë për jetën familjare, aq mё pak pёr atё sentimentale.

Ajo qё po ndodh nё kёto momente ёshtё se ka kaq shumё Shigjetar qё qarkullojnё vёrdallё dhe ju keni mundёsi tё pafundme pёr tё zgjedhur njё prej tyre. Entuziazmi idealist dhe kurioziteti i një mashkulli shigjetar është ngjitës. Sigurisht, ndonjëherë ai mund ta teprojё nё mёnyrё tё pafajshme dhe situate ti dalё nga dora. Si nё rastin kur nga ngazёllimi i madh dhe dehёs, nё njё moment mund tju hedh lart nё ajёr dhe tё harrojё tju kap sёrish.

Ka pothuajse gjithmonё njё turmё rreth tij. Kjo është një tjetër pengesë. Do t’ju duhet tё hapni rrugёn pёrmes gjithё kёtyre njerëzve për tё qenё pranë tij. Por mos u bёni pesimiste -sepse ky njeri është një optimist i lindur. Ai është aq optimist, saqё edhe nёse armiqtë e tij do ti dёrgonin me postё njё kuti kartoni të madhe tё mbushur me pleh organik, ai nuk do të ofendohej. Ai vetëm do të kujtonte se ata harruan të dёrgonin edhe kalin. Ky lloj optimizmi mund të jetë i rrezikshëm. Nё të vërtetë ёshtё vetëm një element tjetër i besimit tё verbër. Mashkulli Shigjetar ka shumё prej kёtij lloj besimi. Tani, unё mendoj se besimi i verbёr ёshtё diçka e mirё dhe duke qenё vetё shenjё zjarri, jam pro tij. Por kjo mund tё çojё drejt njё besimi naiv dhe e bёn Shigjetarin tё bie vazhdimisht nё gropa dhe pellgje me ujё. Është e lehtë të biesh në pellgje, kur je duke vrapuar  me një hark dhe shigjetë, gjithmonë duke parё nё qiell për disa qёllime aq të larta, sa askush tjetër nuk ka patur ndonjëherë guximin për ti  synuar.

Besimi është diçka e madhe, por tё besosh te njerëzit e gabuar, mund të ngadalësojё edhe një kalë gare. Në kuptimin e ngushtë të fjalës, ai nuk është një njeri qё ёndёrron me sy hapur. Ëndrrat e tij janë gjithmonë të udhёhequra nga logjika inteligjente e Jupiterit dhe kureshtja imponuese. Nëse kёto ёndrra qёndrojnё edhe pas hetimit tё sinqertё tё Shigjetarit, atёherё ato janё po aq praktike sa tё çuditshme, edhe në qoftë se bota nuk është akoma gati pёr to. Pasi ai është bindur se ka disa shpresa pёr ti përmbushur kёto ёndrra, shigjetari nxjerr kutite e bojrave dhe i ngjyros endrrat e tij praktike me ngjyrat mё tё gjalla dhe kurajoze, qё do ti kishin zili edhe piktorёt mё tё mёdhenj.

Imagjinata e tij fluturuese mund të bëjё që të bjerë poshtë ose tё shkatёrrohet. Por nё mёnyrё tё mrekullueshme. Zotёria Fat ka gjithmonё njё mёnyrё pёr ta shpёtuar atё pikёrisht nё kohёn e duhur. Ky njeri është zakonisht aq me fat, sa duket e pamundur dhe e paligjshme. Ai mund tё ngjitet nё mal, tё sjellё njё trastё me gur, tё kuptojё se ata nuk janё gurё tё çmuar, tё qajё nga inati dhe pastaj tё zbulojё se janё uranium.Nёqoftёse ju , vini re diçka tё ndritshme te kёmbёt tuaja, kur ndodheni nё njё metro dhe e merrni nё dorё,do tё shihni se ajo do tё jetё njё letёr varaku me njё çimçakёz brenda. Nёqoftёse e merr ai, do tё jetё njё monedhё floriri qё i ka rёnё njё pasaniku, kur po dilte nga limuzina e tij.

Natyrisht, me kёtё lloj fati, ai është optimist. Do tё ketё gjithmonё njё ditё, kur guri do tё jetё gur dhe letra e ndritshme do jetё letёr varaku, por Shigjetari tipik e merr veten shpejt nga tё tilla goditje dёrrmuese. Mashkulli juaj i udhёhequr nga Jupiteri, funksionon nё tё njёjtёn mёnyrё edhe nё dashuri. Ai është me fat. Kur nuk është, rimëkëmbet shpejt. Ai nuk bёn dallime kundrejt pandershmёrisё, por kjo është për të gjitha gjёrat, prandaj  ai ka kaq shumë miq dhe dashamirës. Ai shikon përtej pamjes sё jashtme të njerëzve për tё gjetur vlerat e vёrteta. Jo se ai nuk ka armiq. Ka pak, por shumë më pak se numri i akumuluar ngashenjat e tjera tё Diellit. Njerëzit të cilët kanë qenë nёn shigjetёn e vёrejtjeve tё tij tё sinqerta, mund ta shoh me inat atë dhe të ndjehen sikur suan ta mbysin, por ata zakonisht arrijnё ta kuptojnё qё qёllimi i tij ёshtё i padёmshёm. Mëkati i mashkullit Shigjetar ёshtё mungesa e taktit dhe tё qёnit i pavёmendshёm, por kurrё lёndimi i qёllimshёm.

Ju mund të keni zbuluar deri tani se fjala e tij është aq e drejtpërdrejtë, si shigjeta e tij simbolike. Ai mund të thotë gjëra skandaloze dhe në qoftë se ju keni rёnё nё dashuri me tё, atёherё ai do tia hedh paq falё dashurisё suaj. Por ju keni çdo të drejtë pёr tu ofenduar, kur një mashkull Shigjetar, i cili sapo ju ka takuar,ju shikon nga koka te kёmbёt me sytё vigjilentё dhe tё ndritshёm dhe ju thotё se ju jeni lloji i gruas qё njё mashkull do ta  zgjidhte për dashnore. Pikёrisht nё momёntin qё ju bёhёni gati ta godisni, ai merr njё pamje tё pafajshme nё fytyrё dhe ju shpjegon me çiltërsi çarmatosëse se ajo qё po thotё ёshtё e vёrtetё, duke ju referuar aristrokacisё sё mesjetёs, ku mbretёrit martoheshin pёr qёllime trashёgimie dhe jo dashurie. Prandaj, gratё e tyre, zakonisht ishin tё shёmtuara, por me gjak blu. Ndёrsa dashnoret e tyre ishin tё mrekullueshme dhe tё bukura, pikёrisht ai lloj femre qё ata do tё kishin zgjedhur tё dashuroheshin dhe martoheshin, nёse rregullat do tё ishin shkruar ndryshe. Ai e ka pas lexuar diku kёtё, sepse ka qenë gjithmonë kurioz rreth kёsaj periudhe të caktuar tё historisё. Ju mund të qetësoheni, madje edhe të ndjeheni disi e vetëkënaqur. Gjithashtu do të impresionoheni. Sa njerëz shpenzojnë orë tё tёra duke lexuar historinë, kur nuk kanë pse ta bëjnё kёtё? Ai madje mund të jetë një gjeni Madje ju mund të jeni gruaja e një intelektuali!  Gabim!! Ju mund të jeni dashnorja e një intelektuali.

Sigurisht, jo çdo femër do ta pranonte njё shpjegim tё tillё, por kjo nuk ka rëndësi. Edhe pasi viktimat e tij shpërthejnë në indinjatë, ato kthehen nё miqtё e ngushtё tё shigjetarit, kur zemёrimi i tyre bie. Kjo duhet t’ju tregojnë se sa në rrezik jeni me këtë njeri nё dukje tё  parrezikshëm. Me atë buzëqeshje të sinqertë, naive, ai nuk ka asnjё ngjashmëri me një ujk. Ai duket më shumë si një udhëheqës i grupit tё djemve skautistё. 

LEXO EDHE:  Nuk do ta besoni! Ja në cilën moshë "piqen" meshkujt sipas studimeve

Por ai nuk është një djalë skauti në çështjet romantike. Duhet ta keni mirё parasysh kёtё , kur ai t’ju kёrkojё tё dilni bashkё. Mashkulli Shigjetar e jeton jetën e tij romantike në një nivel sipërfaqësor, por ai është i ndershëm në lidhje me kёtё. Shigjetari kërkon marrëdhënie rastësore dhe ndonjëherë ata mund të jenё kaq rastësore,sa tё quhen edhe imorale.

Le t’i kthehemi edhe njёherё ndershmërisё sё tij. Është një temё mё e sigurt. Nëse ju keni mësuar nga përvoja e hidhur, se si mund ti ndryshojnё burrat e tjerё premtimet pёr pёrkushtim tё pёrjetshёm, ju do ta mirёprisni sinqeritetin e mashkullit Shigjetar. Ju nuk duhet tju dridhet qerpiku kur ai ju tregon pёr lidhjet e mёparshme dhe çfarё pret nga lidhja me ju, me njё llogjikё tё qartё. Ai nuk do tё bёjё premtime boshe pёr martesё, por mund tё pёrfshihet nё njё situatё propozimi martese (ka shumё tё ngjarё tё jetё nga vajza) dhe do ti duhet tё vrapojё si nё njё garё 60 metёrshe, pёr tё shmangur altarin.Duke qёne se ai ёshtё pak i ngathёt, mund tё rrёzohet dhe ajo do ta kapё atё, para se ai tё shkojё shumё larg. Ai do tё dorёzohet, do tё martohet dhe fara e njё divorci tjetёr shigjetari sapo ёshtё mbjellё.  Fuqitё e tij tё arsyetimit duken se e braktisin atё, kur mashkulli Shigjetar ёshtё emocionalisht i bllokuar.

Femrat shpesh e keqinterpretojnë qëndrimin e një Shigjetari dhe mendojnё se marrëdhënia e tyre është më serioze sesa është nё të vërtetë. Kjo mёnyrё tё sjelluri ndonjёherё e bën atë të duket se ai kërkon një lidhje mё tё thellё, kur ai kёrkon vetёm miqёsi ose thjesht njё vajzё me tё cilёn mund tё bisedojё. Duket sikur shigjetari ёshtё i humbur nga tё gjitha anёt. Por ai është me fat dhe shumica e ngatёrresave rregullohen shpejt pёr tё. Ai ёshtё duke flirtuar, askush nuk mund ta mohojё kёtё, por ai nuk po kёrkon marrёdhёnie intime. Ai pëlqen variacionin dhe stimulimin mendor. Nëse një grua ngjitet pas tij, kur ai vetёm po argёtohej, atёherё ai do ta kthejё kёtё situatё sikur tё ishte vetёm njё shaka. Padyshim qё ajo do ta humbasё fillin e situatёs. (Kujto sa i pasuksesshёm ёshtё njё Shigjetar me shakatё). Shumë Shigjetarё akuzohen vazhdimisht qё flirtojnё me çdo recepsioniste simpatike apo femёr tё bukur qё shohin- ndonjёherё edhe me gruan disi nё moshё qё shet gazetat te cepi apo femrёn police te kryqёzimi.  Tani, asnjё mashkull nuk do tё flirtonte mё njё femёr police, tё paktёn jo kur ёshtё nё krye tё detyrёs – prandaj dyshimi i pajustifikuar ёshtё bezdisёs pёr njё Shigjetar. Pёr hir tё tё vёrtestёs, nё shumicёn e rasteve ai ka qenё duke fishkёllyer nё mёnyrё miqёsore.

Nëse ju jeni një vajzë e zgjuar dhe do ishte mirё tё ishit, sepse meshkujt shigjetar insistojnë te inteligjenca e një gruaje- ju duhet ta kishit kuptuar situatёn deri tani. Mos u bёni xheloze.Mos u bёni dyshuese. Mos e pyesni, mos qani, mos e bezdisni ose ta kёrcёnoni se do ta braktisni atё. Zbuteni mashkullin tuaj shigjetar, duke i dhёnё liri tё pakushtёzuar. Imagjinoni sesa lehtёsuese do tё jetё pёr tё. Nёse ju e jetoni jetёn nё mёnyrёn qё ai e bёn dhe e pranoni atё pёr çfarё ai ёshtё, do tё bёheni femra e duhur pёr tё. Ju nuk keni pse ti jepni kёtij mashkulli çfarёdo qё ai kёrkon. Thjesht bёhuni ajo qё ai dёshiron.  Bёhuni e zgjuar dhe mendjehapur dhe lejojeni atё tё udhёheqё energjitё tuaja. Duajeni sportin dhe shkoni nё kamping me tё.  Bëhu bujare, e dashur, entuziaste dhe mos u përpiq ta mbash  atë të mbyllur në kuzhinёn tuaj dhe tё gatuani krem karamel çdo natë. Gjithashtu, bëjani të qartë se as ai nuk mund tju mbajë të gjithë për vete, sepse edhe ju jeni njё shpirt i lirё, njёsoj si ai. Asnjëherë mos i  hidhni ujë ideve tё tij të zjarrta dhe angazhohuni me diçka interesante pёr ju, ndёrkohё qё ai hedh shigjetat e tij drejt objektivave tё pamundur. Në këtë mënyrë, ai do t’ju thotё me sinqeritet,gjatё  njё mbrёmjeje tё kёndshme, se ju jeni gjithçka qё ai ka kёrkuar tё njё femёr.  Pasi tё ketё arritur kaq larg, thuaji me tё njёjtin sinqeritet se edhe ti e vlerёson shumё, por tani ka ardhur koha pёr tё marrё njё vendim. Theksoji se e do kaq shumё sa ke menduar qё mund tё martohesh me tё , nёse ai ju premton se nuk do tё ndёrhyjё nё lirirёn tuaj. Nё tё kundёrt, ju nuk keni pse tё vёrdalloseni mё me tё. Eshte disi e sikletshme pёr ju, sepse gjithmonё jeni pёrshtatur me gjёrat qё do mashkulli juaj Shigjetar, por keni filluar tё jeni kurioze pёr tё ditur si ёshtё tё kesh fёmijёt e tu. Ndёrkohё sigurohuni qё njё person,me tё cilin ke patur njё histori nё tё kaluarёn,  tё telefonojё nё mes tё bisedёs suaj. Prano takimin qetёsisht duke patur tё dashurin Shigjetar pёrpara teje. Kur tё mbyllёsh telefonin, buzёqesh dhe thuaj se nuk ka asnjё arsye pse mos tё mbeteni miq tё mirё. Pastaj ftoje edhe atё nё takimin qё sapo ke lёnё me ish- tё dashurin, qё most ё mbetet vetёm. Kjo ёshtё ajo qё duhet tё bёsh.

Pasi tё martoheni, ka shumё mundёsi qё mos tё keni probleme me njerёzit e afёrm tё burrit tuaj Shigjetar. Shumё prej Shigjetarёve nuk janё aspak tё interesuar pёr lidhjet familjare. Ata nuk besojnё nё teorinё e dashurisё pёr lidhjet e gjakut, vetёm nёse ata e meritojnё  respektin. Edhe ata qё janё tё lidhur me prindёrit, motrat apo vёllezerit e tyre, mbajnё njё distancё tё shёndetshme me ta. Ata do ti vizitojnё me ngrohtёsi dhe do tё tregojnё afeksion pёr njerёzit e tyre tё afёrm, por nuk presin qё kёta njerёz tё ndërhyjnё në jetët e tyre private. Kjo vlen edhe pёr tё afёrmit e tu, gjithashtu.

Valixhen tuaj tё udhёtimit mbajeni gjithmonё gati. Ju do tё udhёtoni shumё. Angazhohuni me diçka gjatё netёve qё ai do jetё jashtё, sepse do ta bёjё kёtё sa herё ta ketё tё nevojshme. Kur ёshtё i nxehur, ai mund tё thyejё njё derё apo tё bёjё njё vrimё nё mur. Kurrë mos e vini nё dyshim ndershmërinë e tij. Nё rradhё tё parё, ёshtё e rёndёsishmё qё askush mos ta akuzojё atё pёr mungesё tё ndershmёrisё. Kur ai bёn diçka gabim, shigjetari me siguri do tjua thotё. Bëhu praktike siç ёshtё ai nё lidhje me shprehjen e emocioneve njerёzore. Ju do të habiteni se sa shumё dashuri e fortë mund të rritet në kёtё tokë kaq të ndershme. E vërteta inkurajon qёndrueshmёrinё nё njё marrёdhenie.

Duke qenё se ai ёshtё njё tifoz i apasionuar pas sportit , do tё pretendojё qё ju ti shihni tё gjitha ndeshjet ne televizor me tё. Por ai gjithashtu do t’ju marrё me vete  nё tё gjitha aktivitetet e tij të shumta sociale, nëse ju jeni e bukur dhe ju pёlqen argetimi dhe njerёzit. Shigjetarёt nuk i durojnё dot femrat e zymta dhe tё pashoqёrueshme. Ai do jetё krenar pёr çdo talent qё mund tё kesh dhe mundihu tё shfaqёsh dy ose mё shumё talente. Lexoni sa më shumë libra dhe pёrgatituni tё mbroni disa nga çёshtjet e tij, sidomos ato qё konsiderohen raste tё humbura.

Pёrgatituni tё merrni ndonjё kritikё tё vogёl, zakonisht tё dhimbshme nga mungesa e taktit. Ju duhet të ishit mёsuar me kёtё deri tani. Leje të kalojë. Supozohet qё ju duhet ta kuptoni atё nё çdo moment, e mban mend? Ju ja premtuat kёtё , natёn qё e detyruar tё zgjidhte martesёn.

Ai do t’u gёzohet fёmijёve më shumë kur ata janë tё rritur, por foshnjat mund ti bёjnё pak konfuz. Baballarёt shigjetar zakonisht duan ti çojnё fёmijёt e tyre ekskursione në natyrë. Ai mund të jetë më i afërt me djemte dhe të ndaj me ta pasionin pёr sportin dhe aktivitetet, por ai do të jetë i ndjeshёm me vajzat. Ata do tё shohin tё babai Shigjetar,  më shumë imazhin e njё një shoku, sesa tё njё babai. Sa mё shumё tё rriten, aq mё shumё do krijojnё afrimitet me tё. Ndonjёherё, sinqeriteti i tij mund ti shqetësojë kёta fёmijё, kur ata tё kenё nevojë për intimitet. Fëmijët janë të ndjeshёm në lidhje me sekretet e tyre dhe ndjenjat e tyre mund të lёndohen nga pyetjet e tij kurioz dhe e folura e hapur. Aventurat rinore më tepër do ta zbavitin atë sesa ta zemёrojnё, por toleranca e tij shumë e madhe mund të mbajё ata nё njё linjё. Ai ndoshta do të jetë i rreptë vetëm nëse ata i thonё ndonjё gënjeshtër. Kjo do të jetë një nga rastet e pakta që ata do të ndiejnё pakënaqësinë e tij.

Mashkulli shigjetar mendon edhe me zemrën edhe mendjen e tij. Ai nuk do të jetë gjithmonë i mençur. Ndonjëherë ai do të jetë marrëzisht kurajoz. Ai do të pengohet dhe do të rrëzohet, por do tё çohet dhe do ta provojё përsëri. Por ju do të falni atë pёr pothuajse çdo gjë, sepse ai do tё zё vend nё zemrёn tuaj me njё dhuratё shumё tё madhe- dashurinё e sinqertё.

Shigjetari grua

Ajo nuk do të thotë  gjithmonë gjërat që ju doni të dëgjoni. Shumicёn e kohës, ajo do tju vё nё siklet mё deklaratat e saj tё shquara dhe pyetjet e saj të turpshme.  Por ndonjёherё ajo do tju thotë diçka kaq të veçantë dhe të bukur, sa do tju bëjë tё kёndoni nga gёzimi.

Ajo do tju bёjё tju priten duart, kur tju thotё se do tё donte tё kishit mё shumё tё ardhura, por pastaj do të shtojё, “Sigurisht, shumë tё ardhura mund ti bëjnë njerëzit egoistë. Ndoshta është mё mirё qё je i varfёr.” Pa dyshim, ky është lloj  një optimizmi i cunguar, por ju do të mësoheni me të.. Kjo vajzё nuk do tju gёnjejё kurrё. Ndonjëherë, do tё donit qё ta bёnte kёtё. Behuni kurioz dhe pyeteni s ii kalonte netёt kur ju nuk ishit me tё dhe do tё merrni nje raportim tё detajuar pёr verёn e kaluar, kur i shkruante çdo mbremje djalit bukurosh qё njohu nё olazh dhe per numrin e takimeve qe anulloi nga telefoni. Madje ajo do tё bёjё njё lidhje mes telasheve tё saj dhe pagjumesisё, duke ju pёrmendur se sa herё cohet natёn dhe vret mendjen nёse kjo qё ndien pёr ju ёshtё dashuri apo miqёsi.

Ajo ndoshta jeton vetëm. Vajzat Shigjetar janë shumë tё pavarur dhe të dyja gjinitë kanë një ftohësi tё çuditshme përsa u pёrket lidhjeve familjare. Ndoshta kjo është për shkak se ata udhëtojnë shumë dhe nuk qёndrojnё nё shtёpi aq gjatё sat ё krijojnё afrimitet me familjarёt e tyre

Ka një gjë që ju duhet ta mësuni menjëherë, ose marrëdhënia juaj kurrë nuk do të funksionojё. Kur dёshironi qё ajo tё bёjё diçka, kёrkojani asaj, por jo tia thoni. Ajo pёlqen tё ndihet e mbrojtur, por nuk durojnё tё urdhёrohen. As mamaja e saj nuk mund ta bёjё kёtё. Kush je ti , qё do tia kalosh nёnёs sё saj? Megjithatë, ka një element tё veçantё nё natyrёn e saj. Edhe pse asaj nuk i pëlqen tё urdhёrohet, sidomos në publik, kur ajo ju teston ju për qëndrueshmëri, ju duhet tё qёndroni i  patundur. Femrat e Jupiterit nuk mund të durojnё njё burrё tё dobёt dhe pa karakter. Një femër e shenjёs sё Shigjetarit, nuk ka nё plan tё heqё dorë nga individualiteti i saj për çdo mashkull, por asaj i pёlqen tё mendojё se ju e trajtoni atё si njё vajzё.

LEXO EDHE:  Katërfili, zogjtë apo buqeta? Zgjidh një prej letrave dhe merr një mesazh për sot

Ajo mund tju bёj konfuzё ju me sjelljen e saj, por kjo nuk ёshtё asgjё para konfuzionit qё i shkakton vetes sё vet. Shumё vajza Shigjetar e ngatёrrojnё miqёsinё me dashurinё dhe dashurinё me miqёsinё. Nёse ju jeni njё mashkull me mendёsi tё vjetra, i cili preferon ndrojtjen dhe heshtjen te femra e vet, atёherё duhet tё shikoni pёr njё partnere tjetёr. Kjo zonjushё e re ka njё mënyrё tё sinqertë dhe tё hapur me meshkujt dhe ajo nuk do të luajë asnjë nga lojёrat pa kuptim tё tipit “Gjeje se çfarё ndiej unё” ose “Gjeje se çfarё unë mendoj!” Si ajo ndihet dhe çfarё ajo mendon, janë identike me mënyrën se si vepron dhe çfarë ajo thotë. Tё qenit e prerë dhe e sinqertë natyrisht qё shkakton keqkuptime dhe shpesh herё grindje tё zjarrta, si edhe ndjenja tё lënduara, por kёto nuk e vёnё poshtё shpirtin e saj. Jupiteri kryelartë del në sipërfaqe dhe e shpëton atё nga një krizë e mundshme, duke e lejuar ta kalojё dhimbjen si shakanё më të madhe të momentit. Brenda vetes, mund të jetë duke qarё, por ajo do të jetё mjaft e zgjuar, sa pёr t’ju përgjigjur pyetjeve të miqve rreth ndarjes, nё mёnyrё tё tillё, që ata të mendojnё se e gjithë situata ishte një flirtim i padëmshёm nga ana e saj. Bllokimet emocionale si kjo janë të pamundur për t’u kuptuar nga ana e saj mendore dhe shpesh çojnë vajzën Jupiter në vendin “Askund tё Romancёs” duke mos ditur se kur zjarri i dashurisё mund tё ndizet, ose pse ndizet dhe e frikësuar se mos digjet kur ky zjarr tё ndizet fuqishёm. Pastaj ajo do të bёjё sio shumё e ftohtё dhe sikur nuk ёshtё nё gjendje tё marrё asnjё seriozisht, aq mё tepёr veten e vet. Ajo do flirtojё haptas, por pa ndonjë qëllim për ta  bërë lidhjen të qëndrueshme apo tё pёrhershme, por vetёm pёr tё fituar reputacionin e një femre të ftohtë e tё pashpirt. Një shenjë zjarri nuk është asnjëherë e ftohtë apo e pashpirt, por ka shumё meshkujt tё paditur nё lidhje me atrologjinё, qё nuk e dinё kёtё.

Sigurisht, ju nuk jeni të interesuar pёr tё ditur vetёm pёr femran beqare tё shenjёs sё  Shigjetarit. Ju keni ndërmend ta bëni gruan tuaj një ditë. Le të ndalojmё pak tё martesa.  Ashtu si mashkulli Shigjetar, ajo është pak e interesuar nё lidhje me martesёn. Ju do tju duhet të përdorni disa copa të ndritshme, ngjyra e xhingla tё veçanta si karrem, për ta bёrё atё tё pranojё propozimin tuaj. Ajo është e pazakontё në marrëdhëniet e saj me meshkujt. Duke qenё se ajo e konsideron veten tё barabartё me ju, ajo mund tё kopjojё mёnyrat tuaja tё tё sjellurit, madje tё veshё edhe trikon tuaj tё preferuar. Nёse kjo vajzё, pёlqen sportin dhe kampet, siç bёjnё shumica e femrave Shigjetar, ju mund tё keni vёshtirёsi pёr ta dalluar atё nga djemtё. Por ajo nuk ёshtё njёsoj. Pёr njё arsyr , trikoja juaj duket ndryshe mbi tё. Jo se gratё e Jupiterit kanё natyrё mashkullore. Ato janё shumё mё tё buta se shumica e femrave qё keni njohur ndonjёherё. Vetёm se ato shoqёrohen kaq shume me meshkujt dhe miqёsohen kaq shumё me ta, sa mund ta gjeni kurdoherё nёn shoqёrinё e tyre, si nё palestёr, nё njё lojё sporti apo sauna. Duke qenё shumё e ndershme me vetёn dhe tё tjerёt, ajo  tregohet pak e pakujdesshme pёr teputacionin e saj, sipas standarteve tё shoqёrisё. Nёse ju e pyesni pёr kёtё çёshtje, ajo do tju pёrgjigjet shkurt dhe sinqerisht. Ajo e di shumё mirё se morali i saj qёndron mbi vёrejtjet dhe vetёm kjo ka rёndёsi. Natyrisht qё mendon shumё gabim. Çfarё njerёzit e tjerё mendojnё ka shumё rёndёsi pёr reputacionin e femrёs. Por pёrpiquni ta kuptoni qёndrimin e saj. Mos mendoni se ajo është e nxituar dhe e lirshme, vetëm për shkak se ajo qesh me shakatё, zakonisht pa patur idenë më të vogël se çfarё do tё thonё ato.

Nё tё vёrtetё, ajo është një fëmijë bёsnik nё zemrёn e saj. Pamja e saj është aq naive, sa e bёn vulnerabёl ndaj ujqёrve, artistikisht dhe fonetikisht (çuditёrisht, vetёm nё fushёn e romancёs, jot e tё tjerat).  Harroni sesa me zgjuarsi  argumenton dhe sa mendje ndritur mund të jetë. E gjithë kjo nuk ka tё bёjё aspak me zemrёn e saj. Mendjen e saj nuk është asnjeherё nё diskutim. Është mendje e ndritshme e inteligjente dhe në gjendje të kujdeset për veten në çdo emergjence. Por zemra e saj është e pambrojtur. Ajo rrёzohet dhe copёtohet shumё shpesh. 

Vajza Shigjetar me tё cilёn jeni nё njё marrёdhenie, mund tё jetё e pёrfshirё nё biznesin e spektakleve, sepse shumё prej tyre i adhurojnё dritat e skenёs. Nëse është kështu, prisni qё ajo tё ketё karrierёn tё parёn dhe shpresoni qё ajo tё lodhet shpejt me tё. Tingulli i ёmbёl i duartrokitjeve dhe emocionet e suksesit, janё pёr tё mё bindёse se tё gjitha frazat romantike qё ju mund të sajoni. Kurrë mos e detyroni atё të zgjedh nёse duhet tju kёnaq ju apo turmёn e njerёzve me personalitetin e saj solar. Pas një farё kohe ajo do të lodhet me hipokrizinё dhe vezullimin artificial tё botës sё shoubizit dhe do të të vijё me vrap në shtëpi për të provuar jetën familjare me dikë që është i vërtetë. Me ju. Dikush që beson se ndershmëria është e bukur dhe mashtrimi është i shëmtuar.  Përsëri ju. Lënia e një karrierë nuk do t’ja heqë flatrat nga trupi i saj përgjithmonë. Kёto krahё janё aty qё nga lindja.  Ndjenja pёr udhёtime do të jetë gjithmonë brenda saj,  për t’i dhënë asaj një rast tjetёr të etheve tё aventurёs. Bёni pushime me të sa herё keni mundёsi, përndryshe lejojeni atё të shkojё jashtë për tu rrotulluar nё karuselin e saj duke patur besim te ajo.  Ajo tё do ty dhe jo kllounёt mё tё cilёt pëlqen të kalojë kohën.

Për shkak të qëndrimit të saj rastësor ndaj romancës dhe pavendosmёrisё ndaj  martesës, ju mund të mendoni se te ajo mungojnё ndjenjat. E keni shumё gabim. Ajo do të qajё pafund kur tё shoh njё film të trishtuar dhe do ti mbushen sytё me lot gjatё njё poezie prekёse. Femra Shigjetar mund tё ketё ruajtur çdo mesazh tё shkruajtur prej jush apo biletat e ndeshjeve qё jeni takuar, ose tё ketё tharё lulet qё i bletё nё njё mbrёmje me shi. 

Sa për talentin e saj si një zonjë shtëpie, duhet të jeni i guximshёm dhe i duruar. Vajza Shigjetar nuk i duron dot ritualet e fshirjes sё pluhurave dhe rregullimit tё shtёpisё. Kur tё ketё shtёpinё e vet, gjithsesi ajo ndoshta do ta gёlltisё neverinё pёr punёt e shtёpisё. Ajo do të preferonte që ju të merrnit një pastruese, nёqoftёse e pёrballoni financiarisht. Nëse jo, ajo me kokëfortësi do ta mbajё shtёpinё tё pastёr. Nëna e saj kurrë nuk do ta besojë kёtë. Krenaria dhe logjika e përjetshme e Shigjetarit e arrin ta realizojё kёtё. Ajo ka nevojë të jetë e rrethuar me bukuri dhe pastërti, qё të jetë e vërtetë me veten. Asaj i shkon mesazhi i qartё se nёqoftёse nuk e fshin sobёn, askush tjetёr nuk do ta bёjё.

Pёr sa i pёrket gatimit tё saj? Epo, asnjёherё nuk mund tjua them me siguri. Ndoshta do tё ishte mё mirё tё hanit jashtё nё fundjavё. Nёse ajo arrin tё realizojё vakte tё denja gjatё ditёve tё javёs, nuk mund tё prisni qё tё mbajё një rekord të përsosur të shtunave dhe të dielave, gjithashtu. Shumica e grave tё shenjёs sё Shigjetarit nuk janё eksperte nё kuzhinё (vetёm nёse nё ashedenten e tyre ёshtё Demi, Gaforrja apo Bricjapi). Por ajo mund të bej njё ëmbëlsirë tё mirё, nёse do pёrpiqёt tju ngre humorin pas njё ditё tё lodhshme pёr ju ose kur jeni i dёshpёruar. Kur ajo vetё ёshtё e dёshpёruar, ndonёse ndosh rrallё, do tё jetё njё tmerr, por  do tё zgjasё aq pak pak, sa vёshtirё ta dallosh atё. Kur ajo është lënduar me tё vërtetë, gjuha e saj mund të jetë hidhëruese dhe me sarkazёm. Por ajo do te harrojё atë që  tha, para se ta ketё mbaruar fjalinё dhe pastaj nuk do arrijё ta kuptojё pse nuk doni tё jetoni mё me tё. Kjo femёr nuk ёshtё gruaja e duhur pёr njё mashkull melankolik dhe tё prekshёm. Trishtimi dhe pesimizmi, mund ta bëjnё ketё grua fizikisht tё sëmurë.

Fëmijët e saj ndoshta do ta adhuroj mamanё e tyre Shigjetar. Ajo do tё jetё shoqja e tyre mё e mirё dhe do tё kenё njё cirk tё tёrё pёr tё luajtur sёbashku. Sapo tё kalojё frikёn fillestare tё pёrgjegjёsisё, ajo do të përballet me pelenat dhe banjat e përditshme si një infermiere e freskët dhe efikase. Pothuajse gjithçka që ajo bën e bën mirë, kur përfundimisht vendos për ta mësuar atë. Ashtu si njerëzit e rritur, edhe kёta fёmijё  të vegjël do të marrin një dozë të mirë nga optimizmi i saj dhe vërejtjet e thёna hapur. Në qoftë se fёmijёt e saj i  mbijetojnë vërtetësinë tё saj të hapur, ata do të rriten duke menduar se ajo është motra e madhe mё e mirё qё njё fёmijё mund tё ketё patur ndonjëherë. Ajo do t’ u lexojё atyre tregime tё gezueshme me fund tё lumtur dhe do ti çojё ata në pikniqe tё organizuar papritmas, nё pyll pёr tё parё arinjtё. Fёmijёt e mamasё Shigjetar do tё jenё tё veshur mirё dhe do tё kenё sjellje tё shkёlqyer. Ndershmëria e saj do të lё gjurmё nё karakteret e tyre.

Ju do të keni nё krah një zonjё tё kёndshme. Askush nuk ёshtё mё dashamirëse se një grua Shigjetar. Ka njё mirёsi tё dukshme nё sjelljen e saj, qё i bёn njerёzit tё ndihen thellёsisht tё mirёpritur, qё nga lypsari plehrat deri te shefi juaj. Njё Shigjetar arrin ta thyejё akullin nё kontaktin e parё, qoftё edhe me nje ngritje tё vetullёs.

Gruaja e udhёhequr nga Jupiteri është një idealiste e pashërueshme. Dhe këtu ka një sekret tё vogёl, qё ajo ndoshta nuk jua ka thёnё kurrё: Ajo ra në dashuri me ju shumë vite më parë, atёherё kur ishte një vajzë e vogël dhe njё natё iu lut Hënës sё Re për ti sjellё dikё, tё cilit t’i falte zemrën e saj të ndershme. Kishte pasur shumë raste kur ajo mendoi se e kishte gjetur  atё njeri dhe ishte zhgënjyer. Por kur ju më në fund erdhёt, ajo e kuptoi menjëherë, sepse edhe ju ishit një klloun i butë me ëndrrat e veta, qё e mori nga dora dhe i tregoi asaj rrugën drejt yjeve.

Shënim: Karakteristikat e mësipërme janë përshkruar nga Linda Goodman (1925– 1995), astrologia më e shitur sipas New York Times. Ky artikull u botua fillimisht më 22 nëntor, 2013*.