Ballina Horoskopi Pse të lindësh në shtator, quhesh njeri me fat dhe i veçantë

Pse të lindësh në shtator, quhesh njeri me fat dhe i veçantë

Pse të lindësh në shtator, quhesh njeri me fat dhe i veçantë: Disa detaje që nuk i dini dhe… me siguri do t’ju pëlqejnë 🙂

Si fillim, po ju themi se të lindurit në Shtator, konsiderohen me fat.

Dhe pasi t’ju themi arsyet konkrete dhe praktike, mësoni në vijim 4 tipet e njerëzve të lindur në Shtator, pra nën shenjën gjysmë Virgjëreshë dhe gjysmë peshore, dhe cilit tip i përket ti…

Ja disa nga arsyet pse ju jeni njeri me fat, nëse keni ditëlindjen në muajin Shtator:

1. Moti është perfekt
Foshnjat e shtatorit nuk kanë nevojë të shqetësohen mbi implikimet e motit në veshjet e tyre për të festuar ditëlindjen, apo edhe në shëtitje të përditshme.

Moti në këtë muaj është aq i përshtatshëm saqë nuk ju bën të djersiteni fare, por as edhe të ngrini së ftohti.

2. Shtatori kohë e shkëlqyer feste
Fakti se vera tani është në përfundim nuk do të prishë asgjë planet tuaja.

Edhe pse keni qenë të zënë me pushimet, pas mbarimit të tyre nuk ju humb entuziasmi.

Sepse… Do të numëroni ditët që ditëlindja juaj është afër dhe se kë do të ftoni dhe çfarë do të bëni.

Ju do të keni më shumë kënaqësi të përgatisni festën tuaj.

3. Ditëlindja në Shtator, shenjat e një ylli
Nëse keni lindur në këtë muaj ju do të jeni Virgjëreshë apo një Peshore, por ju do të jeni me shenjat e një ylli që do të keni një ndjenjë të fortë të drejtësisë.
Janë më të gjatë se të tjerët

Nëse krahasohen me fëmijët e lindur në muajt e pranverës apo të dimrit, të lindurit në shtator mesatarisht janë më shtatgjatë.

LEXO EDHE:  FANTASTIKE / Keto jane shenjat me me fat per muajin Shtator !

Nga njëra anë kjo ka lidhje me sasi të mëdha të vitaminës D ndaj së cilës kanë qenë të ekspozuara nënat në muajt e fundit të shtatzënisë.

Regjistrohen shkolla elite
Sipas studimeve, njerëzit e lindur në shtator zhvillohen shumë më shpejt në fëmijëri të hershme.

Gjithashtu, 20 për qind është mundësia më e madhe që për shkak të sukseseve të tyre në bankat shkollore do të ndjekin fakultetet më me renome.

Janë rezistues ndaj astmës
Hulumtimet kanë treguar që njerëzit e lindur në vjeshtë më së shpeshti janë alergjikë ndaj vezëve, kikirikut dhe qumështit.

Mirëpo janë rezistues ndaj astmës.

Shumica kanë përjetuar moshë njëqindvjeçare
Njerëzit të cilët janë të lindur midis shtatorit dhe nëntorit më së shpeshti jetojnë edhe më shumë se njëqind vjet.

Këtë e ka konstatuar studimi të cilin e ka bërë Universiteti i Çikagos me 1.500 njëqindvjeçarë.

Njëri ndër shkaqet është që menjëherë pas lindjes u janë ekspozuar infeksioneve të shumta sezonale.

Tipa sportivë
Të lindurit në shtator kanë predispozita fizike për t’u marrë me sport dhe ndër ta ka më së shumti sportistë elitarë.

Lulja e tyre
Lulja e tyre e lindjes është Kata e Bukur (lat. Aster) – Simbol i dashurisë së fuqishme, Kata e Bukur apo Asteri është lule e atyre që janë lindur në shtator.

Prej saj, disa marrin mushlinzë (Conovolvulusarvensis) e cila simbolizon dashurinë dhe sinqeritetin, ndërkaq këto janë edhe karakteristika për të cilat fëmijët e shtatorit të gjithë i adhurojnë.

4 tipet e njerëzve të lindur në shtator, cilit grup i përket ti?
Me aq njohuri sa kemi nga shenjat e horoskopit, të lindurit në muajin shtator i përkasin shenjës së Virgjëreshës (1-23 shtator) ose shenjës së Peshores (24-30 shtator). M

LEXO EDHE:  Shenjat më llafazane që vdesin të merren me thashetheme!

Mirëpo një tjetër ndarje i klasifikon të lindurit në muajin shtator në 4 kategori kryesore.

Grupi i parë: Të lindur më datë 1 deri në 8
Ju përpiqeni vazhdimisht të krijoni një lloj ekuilibri në jetën tuaj.

Shquheni si njerëz tepër inteligjentë, gjë që vihet re që në bisedën e parë.

Nuk hasni probleme serioze për t’u përshtatur me njerëzit, përkundrazi ju shijon komunikimi dhe keni interes të njihni njerëz të rinj.

Grupi i dytë: Të lindurit më datë 9 deri në 15
E shijoni jashtëzakonisht natyrën dhe keni një harmoni familjare për t’u patur zili.

Komunikoni lehtësisht me të tjerët dhe përpiqeni të ruani vlerat, sjelljet dhe zakonet e paraardhësve tuaj.

Me shumë gjasë, e dëgjoni shpesh fjalinë “Ti je kopje e mamit/babit tënd”.

Grupi i tretë: Të lindurit më datë 16 deri në 22
Ju prekeni shpejt, mirëpo kjo nuk ju pengon që të keni një jetë të qëndrueshme.

Ndonjëherë keni pak prerje ekstremiste.

Vlerësoni mikpritjen dhe në dashuri shquheni si njerëz që i ndryshoni shpejt emocionet.

Grupi i katërt: Të lindurit më 23 deri në 30
Ndryshe nga shenjat e tjera, ju shquheni si shumë të gjatë fizikisht dhe me mollëza të kërcyera.

Megjithatë varet, pasi në disa raste mund të jeni edhe të dobët e të shkurtër.

Dukeni zakonisht të qetë dhe sikur s’ju intereson se ç’bëhet me të tjerët rreth jush.