Ballina Horoskopi Shëndeti, puna, paratë/ Horoskopi i Dhjetorit nga Paolo Fox

Shëndeti, puna, paratë/ Horoskopi i Dhjetorit nga Paolo Fox

Astrologu i famshëm Paolo Fox, ka bërë parashikimet për të gjitha shenjat e Horoskopit se si do të jetë muaji Dhjetor.

Sipas Fox dhjetori do të jetë një muaj më i mirë për të gjitha shenjat e Horoskopit, dhe ky fund viti ka për të qenë më i qetë se zakonisht.

Ja parashikimi i Horoskopit sipas Paolo Fox:

Dashi-Edhe pse planetët janë në pozicion më të favorshëm se në muajin nëntor, dashuria mbetet disi nën trysni. Nëse keni përjetuar ndonjë ndarje dramatike, nuk ju interesojnë më lidhjet afatgjata, por do të nisni ndonjë flirt aty-këtu. Nëse keni dalë nga ndonjë marrëdhënie ku njëri nga partnerët ka tradhtuar, do të ndiheni mjaft konfuzë dhe do të jeni në kërkim të një personi të besueshëm.

Gjysma e dytë e dhjetorit kërkon kujdes të veçantë, pasi mbledhjet familjare, si në rastet e festave të fundvitit, mund të sjellin disa situata të papritura e të papërballueshme. Të lindurit në shenjën e dashit, sidomos meshkujt e shenjës, të cilët janë të martuar prej një kohe të gjatë, rrezikojnë të kryejnë tradhti bashkëshortore, edhe nëse martesa e tyre shkon mirë. Kujdes! Dy kunguj nën një sqetull nuk mbahen dot!

Demi-Pozicioni jo i favorshëm i Venusit në shenjë, që na nisur prej shtatorit, mund të ketë krijuar krisje në çift, madje edhe ndarje në disa raste, por gjithçka mund të zgjidhet me dashamirësi e vullnet. Viti 2019 do të zgjojë te ju dëshirën për të lindur fëmijë, për t’u martuar apo bashkëjetuar. Urani në shenjë kërkon ndryshime dhe transformime.

Tani do të ndieni forcën revolucionare të këtij planeti dhe dashurin do ta përjetoni si kurrë më parë. Edhe pozicioni i Saturnit pritet të jetë me ndikim pozitiv në shenjën tuaj për vitin e ri, ndaj, nëse nuk keni mundur të martoheni këtë vit për arsye ekonomike, kjo do të ndodhë shumë shpejt dhe do ta shihni të ardhmen plot shpresë.

Binjakët-Dhjetori nuk është muaji ideal për të bërë projekte të mëdha në dashuri, aq më tepër nëse jeni në marrëdhënie me dikë që ndodhet larg. Nëse një ëndërr dashurie ka lindur në korrik, nuk po them se këtë muaj do të shndërrohet në makth, por do të viheni në pozitë dhe do të zbuloni sa rëndësi ka në të vërtetë. Ju keni besim tek aftësitë tuaja. Por a kanë të tjerët? A ju mbron më ndokush?

Që kur Jupiteri ka nisur ndikimin negativ, nuk dini më se kujt duhet t’i zini besë. Kjo dilemë hap telashe të mëdha në dashuri. Nëse ktheheni në shtëpi me ankth, partneri/ja mund të mendojë se shkaku është vetë ai/ajo. Edhe marrëdhëniet e qëndrueshme mund të pësojnë kriza, për shkak të monotonisë. Megjithatë, tradhtia do të ishte zgjidhja më e keqe në këtë situatë. Ruani qetësinë dhe këtë vit kalojini festat me personat e duhur. Gjendja paraqitet më pozitive për personat pa angazhime.

LEXO EDHE:  Feminilitetit të këtyre shenjave Zodiakale meshkujt nuk i rezistojnë dot!

Gaforrja-Viti 2018 ishte një vit konfliktuar dhe plot ulje-ngritje në aspektin e ndjenjave. Nëse çifti juaj i ka kapërcyer sprovat e pranverë-verës, tashmë ndiheni më të fortë dhe të motivuar. Një pjesë e mirë e të lindurve në shenjën tuaj kanë gjetur strehë te dashuria, sa herë keni pasur probleme fizike apo profesionale. Nëse keni zgjedhur personin e gabuar, tanimë e keni konstatuar dhe po përballeni me realitetin.

Historia juaj e dashurisë do të përballet me sprovat dhe nervozizmin që shkakton Saturni. Megjithatë, po ky planet ju ka ndihmuar të ktheni faqe, në rastet e konflikteve të gjata të dy viteve të fundit. Nëse ndonjëri prej jush do të martohet për së dyti, mund të hasë një ngërç për shkak të ndonjë dokumenti. Nëse dikush është i veçantë për ju, do të doni ta keni sa më pranë, por kujdes me debatet dhe zënkat më datë 29 dhe 30. Dita e fundit të vitit dhe festa e Vitit të Ri paraqitet e qetë dhe me takime interesante.

Luani-Shumë debate në sferën e ndjenjave. Duhet të analizoni me veten nëse një histori e së shkuarës po ju hap telashe, apo nëse keni probleme për të zgjidhur në raportin aktual. Nëse e mbani ende mendjen tek e shkuara, raporti bëhet i vështirë dhe zënkat janë të shpeshta. Ktheni faqe! Çiftet e konsoliduara, që kanë vendosur të lindin fëmijë, i presin lajme të mira në vitin 2019.

Të rinjtë i këshilloj që t’i marrin lehtë aventurat dashurore, pasi nuk premtojnë për mirë. Megjithatë, dhjetori është muaji kur do të zgjidhen në mënyrën më të mirë shumë situata. Pas datës 12, me ndihën e Mërkurit do të dukeni edhe më tërheqës. Datat 17, 25 dhe 26 paraqiten mjaft interesante. Madje, Krishtlindja mund të jetë pasionale për ndokënd prej jush. Është muaji i duhur për të planifikuar disa ditë pushimi, që do të kulmojnë për Krishtlindje.

Virgjëresha-Dashuria kërkon kohë dhe liri, që të forcohet më tepër. Tashmë jeni në fazë meditimi dhe mund të sprapseni, nëse dikush nuk ju kupton. Vitin e shkuar kaluat një ndryshim drastik në dashuri dhe tani ka ardhur koha të bëni bilancin me rezultatet e atij ndryshimi. Për shembull, mund t’i riktheheni një lidhjeje të lënë përgjysmë.

Apo nëse jeni në një histori të re dashurie dhe ish-partneri/ja nuk ju lë të qetë, priten zënka të mëtejshme, këtë herë jo vetëm me fjalë. Do t’ju duhet t’i drejtoheni avokatit. Dashuria ka mbetur në vendnumëro. Çiftet e forta nuk i druhen asgjëje, por ato në krizë pësojnë lëkundje dhe duhet t’u bëjnë ballë disa sprovave.

LEXO EDHE:  Sekretet më të fshehta të shenjave Zodiakut!

Që prej muajit të kaluar, po mundoheni të gjeni pakëz qetësi, por nuk është e lehtë të gjeni harmoninë mes zemrës dhe arsyes.

Peshorja-Ka qenë një vit i vështirë për ata që janë ndarë vitin e kaluar. Keni mundur të gjeni pakëz qetësi vetëm muajt e fundit. Pozicionimi i planetëve do t’ju ndihmojë të zgjidhni problemet familjare dhe të sheshoni mosmarrëveshjet e së shkuarës. Prej datës 12, marrëdhëniet në çift do të ecin më mirë. Do të ndieni një pëlqim të fortë për një Shigjetar apo Akrep.

Të dish të jetosh me dhimbjen që të kanë shkaktuar në të shkuarën është tejet e rëndësishme. Jehona e një puthjeje oshtin më shumë se ajo e një vetëtime dhe ju do të keni mundësi të puthni një person mjaft të veçantë në harkun kohor 29-31 dhjetor. Do të gjeni sërish dëshirën për të dashuruar, sepse situata është më e qartë dhe disa të vërteta nuk fshihen më.

Akrepi-Muaji i fundit i vitit është mjaft i favorshëm për ju. Venusi është ende në shenjën tuaj, ndërkohë që Jupiteri ju ndihmon që të rifitoni para, nëse keni pasur shpenzime të shumta së fundmi. Neptuni, planeti i ëndërrimtarëve, në bashkëpunim me Venusin, do të stimulojnë rikthimin e një historie dashurie.

Yjet favorizojnë konkretizimin e marrëdhënieve në çift, martesat, fejesat, bashkëjetesat, por edhe ndarjet pa dhimbje. Nëse jeni në një marrëdhënie të konsoliduar, mund të merrni një lajm shumë të mirë në javën para datës 25 dhjetor. Krishtlindja karakterizohet nga ndikimi pozitiv i Hënës, kurse Viti i Ri nga Hëna në shenjë. Ndaj, ju presin risi!

Shigjetari-Dashuria është sërish në plan të parë. Do të tregoheni më mirëkuptues dhe të duruar, derisa ta çoni në vendin e duhur marrëdhënien në çift. Nuk duhet të përfshiheni në marrëdhënie me persona të martuar apo shumë të ndryshëm prej jush. Periudha është mjaft interesante, do t’ju paraqiten raste të shumta dhe do të keni mundësi zgjedhjeje. Planetët favorizojnë shumë projektet për fëmijët, në mënyrë që të kapërceni problematikat e së shkuarës. Takimet e reja janë mjaft premtuese dhe të këndshme. Pozicionimi i planetëve për Krishtlindje është mjaft interesant dhe mund t’ju bëjë një dhuratë të bukur, një puthje, një përkëdhelje, apo vetë dashurinë!

Bricjapi-Planetët janë pro dashurisë dhe ju i keni idetë e qarta. Ju vetë nuk do të stisni debate, por mund t’ju duhet të zgjidhni ndonjë mosmarrëveshje apo keqkuptim me dikë që po kalon një krizë personale. Megjithatë, situatën do ta keni ju në dorë dhe vendimet do t’i merrni po vetë. Janë të favorizuara edhe vendimet që kanë lidhje me shitblerjet e pasurive të patundshme, apo nismat për të shtuar pasurinë e familjes.

LEXO EDHE:  Kujdes! Këto shenja Horoskopi do të pësojnë ndryshme të mëdha në fundjavë

Ka ardhur koha që të përballeni me krizat në çift, të cilat i keni anashkaluar deri tani prej krenarisë së tepruar. Lidhjet e reja që do të lindin në këtë periudhë do të jenë premtuese dhe të qëndrueshme. Ajo shkëndija fatale mund të ndizet kudo, gjatë një udhëtimi, gjatë një shëtitjeje, apo pasi të ndryshoni vendin e punës. Për Vit të Ri priten takime dhe nisma fatsjellëse.

Ujori-Pas javësh të tëra lodhje, po nis një periudhë me ide të qarta dhe pa tërmete të forta emocionale.

Në marrëdhënien në çift, mund të lindin debate të forta në harkun kohor 1-12 dhjetor, qoftë edhe për motive banale. Nëse keni një aktivitet të përbashkët me partnerin, ka të ngjarë që nuk do të merreni vesh për investimin e parave.

Historitë e dashurisë të lindura rishtas do të kalojnë disa situata të sikletshme dhe ju nuk do të ndiheni rehat me veten tuaj dhe imazhin për do të përcillni te tjetri. Gjendja do të përmirësohet ndjeshëm pas datës 15 dhjetor. Kujdes në ditën e Krishtlindjes! Përpiquni t’i kaloni festat me njerëz që vërtet ia vlejnë! Tensionet e gjysmës së parë të vitit tashmë i keni hedhur pas shpine, por do të ndieni gjithsesi peshën e largimit të disa personave, se ashtu ishte e shkruar nga fati, ose se ashtu keni vendosur vetë. Viti 2019 do të nisë plot shpresë, ndaj mos prishni gjithçka për arsye të rëndomta në fund të vitit.

Peshqit-Në aspektin sentimental, muaji i fundit i vitit premton një përmirësim të ndjeshëm. Data 31 dhjetor dhe mbrëmja e Vitit të Ri do t’ju dhurojnë emocione të veçanta. Liri dhe shpengim, këto janë dy gjërat për të cilat keni nevojë këto kohë. Nëse jeni vetëm, dhjetori do t’ju sjellë njohje të reja. Ndikimi pozitiv i Marsit dhe Venusit do t’ju ndihmojë në çdo situatë.

Nëse keni dalë nga një marrëdhënie e trazuar, më në fund, do të gjeni qetësi. Edhe nëse keni kaluar ndonjë proces divorci rishtas, tanimë do ta shihni më qartë dhe në mënyrë më objektive të ardhmen. Të vetmit që do të kenë ende shqetësime në këtë aspekt janë ata që mbajnë histori paralele. Dhjetori sjell emocione, njohje dhe pëlqime të reja, por edhe zyrtarizim të lidhjeve ekzistuese.