Ballina Horoskopi Si sillen shenjat e horoskopit kur janë single

Si sillen shenjat e horoskopit kur janë single

Flutura në stomak, orë pa gjumë në pritje të një mesazhi apo telefonate, përkëdhelje dhe fjalë të ëmbla? Ok, zgjohuni nga ëndrra, ishte thjesht një nga skenarët e filmave romantikë që po shihni së fundmi.

Tashmë jeni SINGLE dhe ju pret një fazë e re në jetën, e cila ndryshe nga ç’mund të presupozoni mund të sjellë surpriza shumë të bukura. Po si e përjetojnë shenjat e horoskopit beqarinë?

Dashi

Dashi është një ndër shenjat më të forta të zodiakut. Kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç duhet në një histori dashurie, personat e shenjës së Dashit janë të parët që marrin vendimin për t’i dhënë fund. Nuk i tremben vetmisë, aq më tepër gjendjes si single, përkundrazi mundohen të kënaqen sa më shumë.

Demi

Një femër Dem e di shumë mirë se çfarë kërkon në një marrëdhënieje, por njeh shumë mirë edhe avantazhet e të qenit single. Nëse nuk mund të ketë dashurinë, vëmendjen dhe paqen për të cilën ka nevojë, ngushëllohet me veten në mënyrën më të mirë të mundshme.

Binjakët

Mori fund, nuk do të ketë më ‘’unë dhe ai’’, po tani si duhet të sillem? Në qoftë se shumë prej shenjave mund të kalojnë orë të tëra në shtrat duke bërë monologje me veten rreth fazës së re si beqare, Binjakët zgjedhin të argëtohen. Binjakët single janë shumë mendjehapur dhe u pëlqen të komunikojnë.

Gaforrja

Bëni gati facoletat sepse Gaforrja shenja më melodramatike e horoskopit. Ndarja nuk është aspak e lehtë për to pasi Gaforret i druhen vetmisë dhe nuk janë mësuar të ecin në hapat e tyre. Mundohuni t’u rrini sa më afër pasi është thjesht një faze tranzitore që kalon shpejt.

Luani

Një Luan single? Ku qëndron problem këtu? Të lindurit nën shenjën e Luanit janë të vetmit që e shijojnë periudhën e të qenit beqarë më shumë se sa kur janë të përfshirë në një lidhje dashurie. U pëlqen të flirtojnë, të argëtohen me miqtë dhe të mos e mbajnë mendjen tek kujtimet e së shkuarës.

Virgjëresha

Gojët e liga thonë që Virgjëresha as nuk e mban më mend herën e fundit kur ka qenë në një lidhje pasi jeta e saj si single është ‘’perfekte’’. I pëlqen aq shumë kjo situatë aq sa nuk do ta ndërronte me asgjë tjetër. Përse ta bëjë kur ka dashurinë e miqve, familjes dhe të njerëzve që i duan të mirën?

LEXO EDHE:  Zbuloni talentin tuaj të fshehtë, sipas shenjës së horoskopit!

Peshorja

Një ndër frikërat më të mëdha të Peshores është vetmia, kjo është arsyeja përse të qenët single është aq e vështirë për të. Nuk i pëlqen aspak të zgjohet në mëngjes dhe të kuptojë që jeta e saj ka ndyshuar dhe tani duhet të bëjë gjithçka nga e para vetëm.

Akrepi

Shenja më misterioze e horoskopit, Akrepi i ka idetë shumë të qarta kur bëhet fjalë për të gjetur partnerin e duhur. Kjo është edhe arsyeja përse marrëdhëniet e tij janë të konsoliduara dhe zgjasin gjatë në kohë. Mirëpo një Akrep single është po aq i lumtur sikundër kur është në një lidhje dashurie. I pëlqen të njohë më mirë veten gjatë kësaj periudhe.

Shigjetari

Si mund të ndodhte ndryshe për shenjën më bredharake të zodiakut? Je single = më shumë udhëtime dhe mundësi për të eksploruar veten dhe botën.

Bricjapi

Bricjapi është shenja më me këmbë në tokë dhe më e organizuar e zodiakut, prandaj ka gjithmonë një plan B kur gjërat nuk shkojnë mirë. Kush nuk ka fat në dashuri, ka fat në karrierë do të thonte një Bricjap. Për të , periudha si beqar është periudha ku japin më të mirën e tyre në studime dhe në karrierë.

Ujori

Për Ujorin, pavarësia është e shenjtë. I pëlqen ta shfrytëzojë atë në maksimum dhe shpeshherë e shikon si një trampolinë nga ku mund të mësojë më shumë rreth vetes. Nuk shqetësohen aspak nëse në jetën e tyre mungon për një kohë të gjatë ose jo partneri dhe e shikojnë këtë gjë si diçka normale.

Peshqit

Më ëndërrimtarët e horoskopit, Peshqit i përjetojnë intensivisht lidhjet në çift. Përfshihen shumë emocionalisht dhe u pëlqen të bësojnë që historia e tyre do të ketë ‘’fund të lumtur’’, por kur zhgënjehen dërgojnë gjithçka në djall. Nuk është e lehtë të pranojnë që janë single dhe e vuajnë shumë këtë gjë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook