Ballina Horoskopi Të vetmet arsye përse shenjat e zodiakut ndahen nga partneri

Të vetmet arsye përse shenjat e zodiakut ndahen nga partneri

Dashi

Mos e ndaloni një Dash. Nëse Dashi gjendet përballë një partneri që e pengon, ai nuk do ta ketë të gjatë.

Demi

Të lindurit e kësaj shenje nuk mund të qëndrojnë në një lidhje të nxituar. Nëse i bëni presion një Demi për të hedhur hapa serioz në lidhje, ndarja do të vijë shumë shpejtë.

Binjakët

Nëse Binjakët qëndrojnë në një lidhje të mërzitshme dhe monotone, fundi është afër. Ata mërziten shpejtë edhe për gjërat më të kota, e jo më një lidhje monotone.

Gaforrja

Nëse ju nuk i jepni Gaforres lidhjen emocionale, nuk e keni të gjatë me ta. Gaforret kanë nevojë për një partner po aq motiv sa vetja.

Luani

Kurrë mos luani me egon e një Luani. Nëse përpiqeni ta ofendoni apo ta ulni, ata do i japin fund në mënyrën më të keqe.

Virgjëresha

Do ndahen me ju nëse nuk i merrni seriozisht, ose nuk i kuptoni.

Peshorja

Të lindurit e Peshores janë shumë kontradiktorë. Edhe pse janë mjeshtra të manipulimit, nuk mund të qëndrojnë dot me një person që mundohet t’i manipulojë ata. Ah, mos guxoni t’i përdorni, do ju braktisin sa hap e mbyll sytë.

Akrepi

Vetëm tradhtia e detyron Akrepin të ndahet. Por ndarja me ta ka pasoja. Hakmarrja e një Akrepi është e dhimbshme.

Shigjetari

Për Shigjetarët liria është shumë e rëndësishme. Një partner i cili ja kufizon lirinë, nuk është i duhuri ndaj ata do të vendosin ti japin fund lidhjes.

Bricjapi

Si një shenjë ambicioze që janë, ata kanë nevojë për një partner që t’i japë kurajë. Nëse bëni të kundërtën, ndarja do vijë më shpejtë se sa e kishit menduar.

LEXO EDHE:  Me fat kush i ka afër! Këto janë gratë më besnike dhe më të ndershme të kësaj shenje Horoskopi

Ujori

Mos u përpiqni të ndryshoni një Ujor. Një partner i tillë nuk bën për ta.

Peshqit

Ata kanë nevojë për mbështetje emocionale. Peshku do ndahej menjëherë nga një partner i paqëndrueshëm apo me emocione të ndrydhura.