Ballina Horoskopi Vjen horoskopi javor për të gjithë shenjat, ja çfarë parashikohet në harkun...

Vjen horoskopi javor për të gjithë shenjat, ja çfarë parashikohet në harkun kohor 5-11 shkurt

Astrologu i njohur ndërkombëtarisht, Oscar Cainer, ka sjellë parashikimin e shenjave të horoskopit për këtë javë.

Sipas Cainer, këto janë disa nga gjërat më kryesore që priten t’i ndodhin çdo shenje nga data 5-11 shkurt.

Më poshtë janë të listuara gjërat më të rëndësishme që do t’iu ndodhin brenda këtë javë, brenda këtij harku kohor.

1. Dashi
Shpesh, mënyra më e mirë për të hequr mendjen nga diçka që ju shqetëson, është të përqendroheni në diçka që ju pengon edhe më shumë! Por me kalimin e kohës kjo mund të çojë në katastrofë pas katastrofës. Këtë javë, provoni të kërkoni një dritë nëse e gjeni veten në një situatë jo të mirë. Sapo ta bëni këtë ndryshim fillestar, do të kuptoni se mund të shihni shpresë, gëzim dhe dashuri.
2. Demi
Ju krahasoni dështimet e së kaluarës me projektet e së ardhmes. Sipas intv.al ju keni frikë nga dështimet. Mos lejoni që dikush,   përfshirë veten t’ju japë energji negative. Përcillni vizionin tuaj për ta parë botën me optimizëm këtë javë. Frymëzimi juaj mund  të inkurajojë të tjerët që t’ju japin ndihmën që ju nevojitet.
3. Binjakët
Këtë javë, ndërsa hasni një detyrë që duket e pamundur, mendoni se jeni përballur kohët e fundit me shumë pengesa. Ju keni të gjithë përvojën që ju nevojitet për sukses. Mirësia juaj është një dhuratë. Ju jeni një person që gjithmonë i ndihmoni të tjerët dhe keni fituar respektin e tyre.
4. Gaforrja
Ju keni investuar emocionalisht te diçka që keni punuar shumë. Por, ndërsa Venusi dhe Jupiteri përballen me testin e tyre të parë të madh që kur u takuan në nëntor, ju mund të përjetoni një ndjenjë të paqëndrueshmërisë rreth planeve tuaja. Megjithatë, ky nuk është fundi i aventurës. Udhëtimi për suksesin është akoma në jetën tuaj.
5. Luani
Venusi është gati të lërë shenjën tuaj. Mesa duket duhet të hiqni dorë nga dëshira për të qenë në qëndër të vëmendjes. Forca juaj më e madhe është natyra juaj e besimit. Këtë javë, nëse besoni dhe ndiqni instinktet tuaja, mund të nxirrni më të mirën e të tjerëve dhe vetes suaj.
6.Virgjëresha
Çfarë mendoni kur dëgjoni dikë që flet për diçka të ‘pashpjegueshme’? Tani po kërkoni një shpjegim. Pak njerëz mund të përputhen me aftësitë tuaja kritike. Ju doni të kërkoni gabimin edhe kur gjërat janë mirë. Lëreni njëherë kritikën! Pakujdesia juaj  mund të thyejë zemrat e njerëzve të pafajshëm.
7. Peshorja
Së shpejti, do të jeni jashtëzakonisht mirënjohës për atë që po mësoni. Mbani mendjen e hapur dhe do të gjeni mënyra krijuese për të ecur përpara këtë javë. Fuqia jote vjen nga thelbi i identitetit tuaj. Në kohë krize, kjo mënyrë unike e shikimit të gjërave nuk do t’ju lërë keq. Një çështje tani kërkon që ju të jeni të fortë. Për fat të mirë, Jupiteri është në anën tuaj këtë javë, dhe ju jeni më të fortë se kurrë më parë.
8. Akrepi
A keni nevojë për fat tani? Në të vërtetë, ju nuk keni nevojë për ndërhyrje të mbinatyrshme për t’u marrë me ndonjë nga problemet tuaja. Megjithatë, tani keni  Jupiterin në shenjën tuaj dhe  jeni gati  për t’u përballuar në mënyrën më të mirë me ndonjë jo këndshme që mund t’ju ndodhë këtë javë.
9. Shigjetari
Këtë javë do përjetoni një mundësi të mirë. Ju mund të gjeni guximin për të thënë atë që ndjeni pa u ndalur. Gjithashtu, sipas intv.al  do të ndiheni edhe më shumë optimistë. Falë Jupiterit dhe Venusit për ju çdo gjë është e mundur!
10. Bricjapi
A jeni të shqetësuar për aftësinë tuaj për t’u ngritur në detyrë? Këtë javë, ju vetëm duhet të bëni hapat e parë. Pastaj, do të shihni se sa të aftë dhe të gatshëm jeni. Në dashuri, nëse dikush ju jep siguri,  mund të jetë e mjaftueshme për të formuar një lidhje të përjetshme.
11. Ujori
Nëse shikoni diçka në mënyrën e duhur, në këndin e duhur ose në dritën e duhur, atëherë ju mund të shihni bukurinë e saj unike. Ju ndoshta keni pasur ato momente, kur gjithçka duket sikur shkëlqen. Nëse ndiheni i pasigurt për aurën që po rrezatoni, duhet të përqendroheni në shkëlqimin që shihni te të tjerët dhe do të shkëlqeni shumë.
12. Peshqit
A keni rezervuar ndonjë fluturim, kohët e fundit? Një udhëtim i zbulimit intelektual dhe emocional mund të sjellë shpërblime të pasura. Mendja juaj mund të hapë horizonte të reja. Është koha për të lëvizur në  një territor të ri dhe emocionues që është plot shpresë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook