Një vjedhje e turpshme është kryer në xhaminë Hatunije në Prishtinë, vetëm një ditë pas Kurban Bajramit.

Imami Ramadan Avdullahu ka shpërndarë një video në Facebook në të cilën shihet një i ri duke vjedhur në xhami.

I riu me kazmë thyen kasafortën dhe vjedh gati 500 euro, por më interesant në video është zëri i hoxhës që e komenton.