Një nënë e re e shtruar prej tre ditësh në spitalin ” Koço Glozheni” ka humbur sot foshnjen e saj pasi pretendohet se nuk është futur në kohën e duhur në sallën e operacionit, për të kryer lindjen. 

 

Nëna e re nga Saranda qëndronte prej tre ditësh në regjim spitalor në këtë maternitet, ndërkohë që foshnja lindi e pajetë ditën e sotme, duke bërë që familjarët e vajzës të akuzojnë mjekët për neglizhencë duke mos e futur të renë në kohën e duhur në sallën e lindjes. 

Ndërsa mjekët kanë deklaruar se nëna është futur në kohë në sallë, menjëherë pas komplikacioneve por ata nuk kanë mundur të bënin dot asgjë për foshnjen sepse tashmë kishte vdekur.