Humb jetën elektriçisti në Fier, pasi e zë korenti ndërsa ishte duke riparuar një defekt në shtyllë.

Burimet zyrtare të policisë indormojnë se: Rreth orës 16:15, në fshatin Kurjan, Sabri Vrimaga, rreth 50 vjeç, banues në fshatin Kurjan, duke punuar në një shtyllë elektrike e ka zënë korrenti.

Për pasojë shtetasi ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore e procedurale.

Ndërkohë sipas informacioneve të para, viktima hipi në shtyllë për të rregulluar një defekt që erdhi për shkak të reshjeve. Dyshohet gjithashtu se edhe reshjet e shiut kanë ndikuar që elektricistin ta zinte korrenti.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook