Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Rrogozhinë – Kavajë, ku një grua drejtuese e automjetit tip “Skoda”, e cila ka qenë me një shpejtësi mbi normë ka aksidentuar shtetasin e mitur H. D.

Shtetasi H.D, 16 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e goditjes supozohet sa ka qenë duke kaluar rrugën. Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 19:00, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë për ngjarjen :

Më datë 27.05.2017, rreth orës 19:20, në autostradën Rrogozhinë – Kavajë, drejtuesja e automjetit tip “Skoda”, shtetësja Erila V., ka aksidentuar shtetasin e mitur H. D., 16 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen si pasojë e goditjes.
Drejtuesja e automjetit është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë për veprime të mëtejshme.