Dhimbja për të është e papërshkrueshme. Ajo humbi bashkëshortin dhe tre fëmijët në një aksident tragjik.

Po flasim për Evis Prekën, nëna që i mbijetoi aksidentit të rëndë që ndodhi në Velipojë pak kohë më parë.

Por edhe pse ndodhet në një gjendje të rënduar psikologjike, ajo duket se është mjaft e fortë, ku shumë pak që mund të ishte në vendin e saj do të kishte forcë për të përballuar një fatkeqësi të tillë.

Evisi ka komentuar në një status të kunatës së saj, ku tregon se për dashurinë e madhe për burrin dhe tre fëmijët e saj, ajo do t’ja dalë, pasi kujtimet me ta janë e vetmja forcë për të.

“O shpirti motres ato jane jeta ime bashkë me Mondin, sic e the dhe ti janë fmi te lindur nga nje dashuri qe zdo te maroj kurr sepse visi vetem nje njeri deshti ne jete dhe ai ishte mondi im sepse i imi ka qen dhe do jetë gjithmonë pastaj me dhuroi tre bukuri te rradha qe jocdokush i ka pranaj un si nene dhe si grua do ja dal per to faqebardh gjithmon te ndihen krenar per mu sic jam un per zemrat e mia”, shkruan ajo.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  E tmerrshme/ I riu tërheq zvarrë nënën e tij të moshuar dhe e hedh në liqen (VIDEO)