SHBA

Një koleksion prej 21 automjetesh në pronësi të aktorit të ndjerë Paul Walker janë vendosur të shiten në ankand me rastin e 49-të vjetorit të firmës së njohur Barrett-Jackson Scottdale.

I njohur më shumë për rolin e tij si Brian O’Conner në filmin e famshëm Fast and the Furious, Walker ishte një fans i zjarrtë i makinave i cili humbi jetën gjatë një aksidenti me një Porsche Carrera GT në vitin 2013.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Të përfshira në shitje do të jenë pesë makina të rralla BMË E36 M3 Lightëeights, të cilat u ndërtuan në një prodhim special nga BMË për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Craig Jackson, kryetar dhe CEO i Barrett-Jackson, është shprehur se ankandi është projektuar për të përzgjedhur shtëpitë e reja për këto automjete shkruan Reppubbica.it.

Pjesë e ankandit do të jetë veçanërisht, makina e cila ka bërë më shumë bujë, përgjatë filmit ‘Fast dhe Furious 5’, një Nissan 370Z, e cila u bë pjesë e ‘koleksionit’ të makinave që ekipi grumbulloi në film. Ankandi do të zhvillohet në datat 11-19 Janar 2020.

21 makinat e aktorit të njohur

1963 Chevrolet Nova Wagon
• 1964 Chevrolet Chevelle Wagon
• 1967 Chevrolet II Nova
• 1988 BMW M3 E30
• 1989 Nissan R32 Skyline Race Car
• 1991 BMW M3 E30 Coupe
• 1995 BMW M3 E36 Lightweight

• 1995 BMW M3 E36 Lightweight
• 1995 BMW M3 E36 Lightweight
• 1995 BMW M3 E36 Lightweight
• 1995 BMW M3 E36 Lightweight – Factory LTW wing and race-livery delete
• 1995 Ford Bronco SUV
• 2000 Audi S4
• 2003 Ford F250 Pickup
• 2004 GMC Sierra 1500 Pickup
• 2005 Harley-Davidson RS Motorcycle
• 2006 Toyota Tundra Pickup
• 2008 Suzuki Motorcycle
• 2009 Nissan 370Z
• 2011 BMW Motorcycle
• 2013 Ford Mustang Boss 302S Race Car