Kjo recetë supe është ideale për të gjithë ju që dëshironi të hiqni qafe kilogramët e tepërt.

Përbërësit janë të thjeshtë dhe përgatitja po ashtu.

Përbërësit:

  • 2 copa gjoks pule
  • 1/3 lakër e bardhë
  • 2 speca
  • ½ qepë
  • 1 karotë
  • 2 copa selino
  • 1 kuti misër
  • 1 kuti mashurka, të konservuara
  • 300 gram domate
  • 300 gram salcë domate
  • 1 kuti fasule (të kulluara)
  • 2 gota lëng pule
  • 2 thelpinj hudhër
  • Kripë
  • Piper

Përgatitja:

  • Pastrojini perimet dhe më pas qërojini. I prisni në copa të vogla dhe hidhini në një enë.
  • Shtoni më pas edhe produktet e konservuara. Rregullojini me kripë dhe piper.
  • Ziejini fillimisht në temperaturë të lartë dhe më pas uleni atë. Pasi perimet janë zbutur, largojeni supën nga zjarri dhe shërbejeni menjëherë. 
  • Nëse dëshironi, mund ta kaloni në blender për ta bërë supën kremoze! 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook