Një sasi e konsiderueshme parash në dy valuta është vjedhur gjatë natës duke u gdhirë, e shtunë në një banesë në Fier.

“Në lagjen “Kryengritja”, është vjedhur banesa e K.M. 56 vjeç”, njoftojnë burimet e policisë.

Sipas të njëjtave burime, janë marrë 10.000 euro e 5.500.000 lekë (të vjetra).

Policia njofton se po “punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook