Prokuroria ka kërkuar rreth 23 muaj burg pës yllin portugez Cristiano Ronaldon.

Cristiano Ronaldo pritet të marrë sot pjesë në seancën dëgjimore në Madrid. Ylli i futbollit akuzohet për mashtrim tatimor. Pritet që sulmuesi portugez të dënohet me një gjobë prej 18.8 milionë euro për evazion fiskal, si pjesë e një marrëveshje të arritur me autoritetet tatimore spanjolle.

Megjithatë, ai nuk do kalojë asnjë ditë në burg pasi dënimet deri në 2 vite përgjithësisht nuk zbatohen në Spanjë për shkelësit e parë për krime jo të dhunshme.

Seanca dëgjimore nis në orën lokale  9:50 dhe pritet të zgjasë vetëm pak minuta pasi marrëveshja ti paraqitet zyrtarisht gjyqtarit.