Mes të shoqëruarve nga policia për bllokimin e rrugës së eskortës të kryeministrit Edi Rama sot në Bradashesh të Elbasanit, është edhe ish-deputeti i PD, Luçiano Boçi. Uniformat blu ndaluan pasditen e sotme 11 mbështetës të opozitës, të cilët protestuan në hyrje të qytetit të Elbasanit, kundër vizitës së kreut të qeverisë.

Protesta drejtohej nga ish-deputetët Luçiano Boçi, Endri Hasa dhe Edmond Spaho. Forcat e policisë së Elbasanit, të mbështetura edhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, arritën të shpërndajnë turmën e protestuesve duke hapur rrugën. I gjithë takimi i Ramës në Elbasan, në kuadër të turit “Bashkia që duam” kaloi në anormalitet pasi pati tentativa të vazhdueshme për t’i bllokuar rrugën.