Në evenimentin “MTV Europe Music Awards” përtej çmimeve ra në sy mënyra që kishin zgjedhur të ftuarit të visheshin.

Personazhi i cili tërhoqi vëmendjen e mediave evropiane dhe jo vetëm ishte modeli, Anwar Hadid. I dashuri i Dua Lipës e ka bërë zakon tashmë që të jetë në faqet e para të gazetave prestigjoze në botë.

20-vjeçari, i cili është vëllai i modeleve të famshme, Bella dhe Gigi Hadid, u shfaq në evenimentin ‘MTV EMA’ me shapka, ndërsa çorapët e tij nuk kishin ngjyra të njëjta. Për këtë arsye, Gigi Hadid është bërë menjëherë njeriu më i komentuar në rrjetet sociale.