Policia e Vlorës arritur të vë nën pranga një 41-vjeçar të shumëkërkuar i dënuar me 2 vite burg për veprën penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Njoftimi i plotë i policisë

“Kapet shtetasi në kërkim Olgert Shehu, 41 vjeç, banues në Vlorë.

Policia e Vlorës ka bërë kapjen dhe ndalimin e tij pasi Gjykata e Apelit Korçë, me  vendimin nr.101, datë 06.04.2018, e ka dënuar këtë shtetas me 2 vite burgim për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/4 i Kodit Penal”.