Shtetasi Dritan Dajti është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare pasi akuzohet për vrasjen e 4 policëve në ngjarjen e rëndë e ndodhur 10 vite më parë, pavarësisht mohimit të akuzave nga autori.

Me kërkesë të vetë autorit Gjykata e Apelit ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar, suke bërë që autori i vrasjes së efektivëve të policisë t’i shpëtpjë burgimit të përjetshëm.

Dajti  ndalua nga policia në vitin 2009 me nën akuzën: “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, kryer ndaj punonjësve të policisë Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj”.

Ndërkohë nç çdo seancë gjyqësore Dritan Dajti ka mohuar çdo akuzë për vrasjen e efektivëve, me pretendimin se nuk e dinte që viktimat ishin policë, dhe deklaroi se qëlloi me armë vetëm për vetëmbrojtje.