Pothuajse e gjithë Europa është përfshirë nga “vala” e acarit Siberian i cili fatkeqsisht deri më tani ka shënuar 10 viktima. 

Situata paraqitet aq shumë e rënduar saqë disa vende kanë shpalur gjendjen e jashtëzakonshme, pasi mësohet se trashësia e borës ka tejkaluar 2 metra.  

Numërohen rreth 7 persona viktima të orteqeve në rajonet Gjermane, Franceze e Italiane të Alpeve, si dhe 3 persona në shtetin Grek të cilët humbën jetën nga temperaturat ekstreme minus gradë.   

ermometri tejkaloi minus 20 gradë Celcius, ndërsa dëbora dhe acari kanë bllokuar shumë rrugë e autostrada. Problematike situata paraqitet edhe në disa vende të Ballkanit.

Vorbulla polare ka përfshirë edhe Bullgarinë e Italinë, ku autoritetet pezulluan përkohësisht mësimin në disa shkolla. Rekordin e temperaturave të ulëta e mban Rusia, ku termometri arrin në minus 47 gradë.