Moti i keq, dhe tempertaturat e ulëta kanë goditur keqazi thuajse të gjithë Europën. 

Acari i ardhur nga Rusia ka pushtuar gjithashtu dhe Francën, Gjermaninë, Briatninë e Madhe si dhe Gadishullin Iberik. 

Ndërkohë që ky i ftohtë Siberian ka shkaktuar dhe viktimat e para. 

Në Poloni tre metereologë mbetën të bllokuar nga dëbora në një stacion në malet Tatra. Ata arritën të shpëtonin duke gërmuar me duar dhe duke zbritur në luginë.  

Një grua e moshuar ndërroi jetë në një ambulancë të bllokuar në dëborë, në komunën Kaltaniseta në Siçili. Ajo nuk mundi t’i mbijetojë të ftohtit dhe pësoi një krizë kardiake.

Në Greqi gjithashtu numërohen viktima si pasojë e motit të keq. Një grua u gjet e pajetë brenda makinës së saj në rajonin e Oraiokastro, pranë Selanikut. 2 persona të tjerë rezultojnë të zhdukur prej së premtes.  

Rikujtojmë që edhe në vendin tonë u raportua se në orët e para të mëngjesit një 53-vjeçar nga qyeti i Korçës, humbi jetën pasi duke qarkulluar me biçikletë është gjetur i pajetë në rrugë, duke bërë që dyshimet e para të policisë të jenë temperaturat e ulëta ato që i kanë marrë jetën 53-vjeçarit.