Në kuadër të operacionit të koduat “Kanionet”, Policia e Tepelenës ka sekuestruar 46 kg kanabis dhe arrestuar poseduesin e saj. Në pranga ka rënë shtetasi A.Z., 42 vjeç, banues në Vlorë.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij në fshatin Nivicë, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale rreth 46 kg lëndë narkotike kanabis sativa, si dhe në oborr dhe në afërsi të banesës u gjetën disa kubikë ku ishin kultivuar fara kanabis.

Materialet për shtetasin e mësipërm i kaluan Prokurorisë Gjirokastër për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.