“Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.3 në bashkëpunim me Interpol Tirana, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar Bledar Zefi banues në Tiranë,  të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

I riu rezulton i dënuar nga Gjykata e Genovës me 10 vjet burg me “Vjedhje me armë e organizuar në grup kriminal”.

Gjykata e Genovës/Itali e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burg, për veprën penale “Vjedhja me armë e organizuar në grup kriminal” parashikuar nga nenet 61, 110, 624 dhe 625 të Kodit Penal Italian. Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë”, njofton policia.