Kreyministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” i është përgjigjur edhe pyetjeve imagjinare të qytetarëve.

I pyetur nëse do të mbetet në histori si kryeministri i parë që la të goditen studentët brenda auditorë, Rama u shpreh se ata janë zaptues të universiteteve.

Çani: A do mbetesh në histori si kryeministri që la të goditen studentët brenda në auditore?

Rama: I konsideroj zaptues. Për studentet sot në Shqipëri mësimi ka filluar normalisht përveç në 3 fakultete ku 3 grushte studentesh me axhendë politike po pengojnë të tjerët të hyjnë në mësim. Kam marrë qindra mesazhe që thonë ‘duam te bëjmë mësim’, po s’na lejojnë’. Policia është kërkuar nga vetë universiteti. Nuk rrëzohen ligjet duke bllokuar dyert nga një grusht njerëzish, ndërkohë që mijëra të tjerë presin të fillojnë mësimin. Këta deri në fund i shkojnë rrugës pa krye dhe duan të dëmtojnë të tjerët.

ERTV Live😊: (Pjesa II) Në Zonën e Lirë të Arian Çanit për qeverinë e re, studentët, bixhozin, Presidentin e Republikës dhe qyqarët e zuzarët që sulmuan egërsisht ministrin e ri për Europën dhe Punët e Jashtme

Gepostet von Edi Rama am Freitag, 11. Januar 2019