Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 68-vjeçar nga Selenica për kultivim të bimëve narkotike.

Gjatë një kontrolli në fshatin Gjormë, policia zbuloi disa fidanë të dyshuar kanabis sativa dhe nisi hetimet për gjetjen e kultivuesit të tyre. Pas verifikimeve rezultoi se bimët narkotike ishin mbjellë nga shtetasi M.M. 68 vjeç, i cili u arrestua në flagrancë.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.