Një parukier i pagëzuar me nofkën “Magjistari i gërshërëve” ka ndarë së fundmi fotot e transformimit të modelit të flokëve që ai iu ka bërë disa femrave duke i bërë ato të kthehen në yje të vërteta.

34-vjeçari Yevgeny Zhuk, e aplikon “magjinë” e tij në flokët e femrave duke iu dhënë atyre stilime të reja, ngjyra shpërthyese që i bën ato të ndryshme në mënyrë të “frikshme” nga pamja e mëparshme.

Yevgeny ka ndarë në rrjetet sociale disa nga punët e tij më të mira para dhe pas prerjes, të cilat kanë marrë pëlqime të shumta nga ndjekësit. Për shkak të aftësive mbresëlënëse që ka me gërshërët, ai tani numëron rreth 200 mijë ndjekës në Instagram.

I riu rus është pjesë e një ekipi që iu jep femrave shndërrimin e shumë dëshiruar, duke përfshirë këtu shërbimin dentar dhe një gardërobe të re.