Humbja e thellë e Shqipërisë në Loro Boriçi, ndaj Skocisë, ka bërë që tekniku italian Kristian Panucci, të humbë toruan përballë gazetarëve, nga pyetjet që nuk i pëlqejnë.

Gjatë konferencës së sotme për mediet, Panucci u irritua nga pyetja e gazetarit të “Supersport” Gjergji Stefa, i cili e pyeti se po të ishte në vend të Dukës, çfarë do të bënte ai me Panuccin.

Kjo gjë shkaktoi irritim tek tekniku italian, saqë mes replikave të ashpra, ai e quajti gazetarin të paedukatë madje i kërkoi që të “qepte gojën”.

Ky reagim erdhi pas ndërhyrjes së gazetares Ilda Bejleri për të çtensionuar situatën, ku e pyeti se çfarë do të ndryshohej në lidhje me grupin.

Panuçi do t’i përgjigjej me ironi duke thënë: “Pyesni “profesorin” atje (drejtuar gazetarit) që mendon se ne jemi Brazili. Qepe gojën, po flas unë.”

Debati i Panuccit me gazetarin

Gazetari: Në një vit e gjysmë keni ndryshuar shumë, lojtarë e skema. Të gjithë thonë e kemi fajin ne. Në përqindje si mendoni, kush janë fajtorët kryesorë. Nëse do ishit në vend të Dukës, do t’i jepnit besim Panuçi për të vazhduar punën?

Panuçi: Përqindjet i bëni ju, si gazetarë. Për Dukën, nuk di ç’të them. Nëse Duka ka besim më mban, nëse jo më çon në shtëpi. Kur thoni Kosova apo Ukraina, nuk të intereson nëse mungojnë 14.

LEXO EDHE:  Përplasje me armë zjarri në Laç, plagoset një person, shpallet në kërkim autori (Emrat)

Gazetari: Nuk është kështu. Ta bëra unë pyetjen. Kombëtarja është gjithmonë Kombëtare. Edhe kur luan ndeshje miqësore edhe kur mungojnë 7 lojtarë apo 18.

Panuçi: Pa 14 lojtarë Shqipëria nuk është konkurruese. Më shqetëson shumë.

Gazetari: Nuk më intereson.

Panuçi: Më shiko në sy kur flas. Tregohu presionist dhe serioz, mos shiko telefonin.

Gazetari: Të shikoj kur flas me ty.

Panuçi: I paedukatë!

Gazetari: Gjithashtu…

Panuçi: Unë jam i edukuar!

Gazetari: Edhe unë…

Panuçi: Po më bën të qesh…