26-vjeçariJurgen Kurti u ekzekutua mbrëmjen e së hënës në afërsi të shtëpisë së tij. Autorët, që i morrën jetën ende nuk janë identifikuar. Së fundmi janë publikuar fotot, që tregojnë pamje e Kurtit, pasi e lanë të vdekur në vend.

Kurti shihet i shtrirë në tokë përmbys është i veshur sportiv dhe në kurriz mban një çantë.

Jurgen Kurti i cili njihej si menaxheri i Vip-ave u qëllua sapo kishte zbritur nga makina e tij dhe po kalonte trotuarin për t’u ngjitur banesën e tij.