Aktori francez, Alain Delon disa javë më parë u godit nga një hemorragji cerebrale dhe ndodhet i shtruar në një spital në Zvicër. Edhe pse ka javë që ka ndodhur lajmi mbi gjendjen e aktorit nuk është bërë publik deri më sot. Lajmin e ka dhënë djali i 83-vjecarit, i cili në një deklaratë për mediat franceze tha se gjendja e aktorit të njohur sipas mjekëve është ‘shumë e mirë’.

Anthony Delon tha se para trasferimit për në Zvicër, i ati i tij u operua në Francë, ku qëndroi për disa javë në reaminacion. Në muajin maj aktori 83-vjecar mori çmimin “Palma e artë e karrierës” në festivalin e filmit në Kanë, çmim të cilin e mori nga dora e vajzës së tij, Anouchka.