I vihet flaka shtëpisë se oficeres së policisë. Banesa i perket Oficeres së policisë gjygjësore në prokurorinë e Elbasanit Laura Boçi.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur një natë më parë në qytetin e Gramshit. Ndërkohë që ndërhyrja e zjarrfikseve ka shuar zjarrin.

Dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme dhe ka lidhje me detyrën.

Oficerja gjyqësore jeton në qytetin e Gramshit, ndërsa shtëpia në lagjen “Holta”, pas bashkisë së qytetit të Gramshit është në pronësi të bashkëshortit të saj.

Të njëjtat burime saktësojnë se e gjithë familja e Boçit ka qënë në shtëpi në momentin që zjarri ka përpirë derën e tyre. Të tmerruar janë ngritur nga gjumi dhe kanë kërkuar ndihmë tek zjarrfikësit e policia. E dëmtuar raportohet të ketë mbetur vjehrra e polices.

Për rastin kanë nisur hetimet, ndërsa policia lokale dyshon se ngjarja ka lidhje me detyrën e polices.

Njoftimi i policisë në lidhje me ngjarjen

Informacion paraprak

Gjatë natës në Gramsh, para derës së jashtme të banesës së shtetasit M.F. 52 vjeç ka rënë zjarr.

Ndërhyrja në kohë bëri që nga zjarri mos shkaktoheshin dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe të shkakut të zjarrit.