Drejtoria e Hetimit Tatimor ka zbuluar një skemë mashtrimi të mirë strukturuar me një dëm të shkaktuar që kap shifrën e 1 milion dollarëve.

Sipas hetimit, në këtë skemë janë përfshirë një numër i konsiderueshëm subjektesh tregtare dhe bëhet fjalë për nëj mashtrim që bëhej me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) në sektorin e tregtisë dhe ndërtimit.

Një prej personave të akuzuar nga Drejtoria e Hetimit Tatimor që ndodhet aktualisht në arrest shtëpie është edhe Elsa Biba.

Ndonëse vetë është një emër i panjohur, bashkëshorti i saj u gjet i vrarë dhe i groposur në vitin 2016 në malin e Dajtit.

Ngjarja bëri bujë atë kohë, ndërsa viktima Vasil Biba dyshohet se u vra për mashtrime në fushën e ndërtimit.

Pikërisht për një skemë mashtrimi me ndërtimet akuzohet dhe e shoqja e tij.

Pas hetimeve nga Prokuroria e Tiranës me në krye prokurorin Ndini Tavani gjykata dha masat e sigurisë për 4 persona të akuzuar nga Hetimi Tatimor për ngritjen e një skeme mashtrimi.

Kështu u ekzekutua masa ‘arrest me burg’ për Gjergji Felën, 43 vjeç, administrator i subjektit “KRISTIRINA” sh.p.k.

Masa e sigurimit arrest shtëpie për shtetasen H. M., 50 vjeçe me detyrë kontabiliste.
Masa e sigurimit arrest shtëpie për shtetasen T. K., 53 vjeçe me detyrë agjente doganore.

Masa e sigurimit arrest shtëpie për shtetasen Elsa Bibën, 32 vjeçe me detyrë administratore dhe ortake e vetme e shoqërisë “ARENI ALBANIA” sh.p.k.

LEXO EDHE:  Dako flet sërish: O Lulzim Basha je peshk rezervati! Harroje Durrësin dhe Krujën o toçi i Saliut

Më 15 shkurt të vitit 2016 qeni i një bariu zbuloi një kufomë të groposur në fshatin Priskë të Dajtit. Pas ekzaminimeve të shenjave të gishtave nga mjekësia ligjore mbi kufomën e dekompozuar, viktima rezultoi të jetë Vasil Biba. 36-vjeçari nga Pogradeci dhe me banim në kryeqytet, ishte denoncuar i zhdukur nga bashkëshortja e tij në 16 dhjetor 2015.

Ai ishte i dënuar dy herë nga gjykata shqiptare për evazion fiskal dhe për drejtim mjeti pa patentë. Ndërkohë mbi të vazhdonin hetimet pasi dyshohet se Biba si agjent imobiliar kishte mashtruar disa njerëz duke u shitur të njëjtin apartament disa personave. Pas këqyrjes së trupit në ambientet e morgut rezultoi se personi i pajetë ishte qëlluar me armë zjarri një herë në kokë dhe një herë në zemër.