Të revoltuar pas deklaratës së Kryetarit të Bashkisë se projekti i Unazës së Re do të vazhdojë panvarësisht protestave, qytetaret e zonës së Astirit i janë pergjigjur me zjarrvënie kazanësh dhe gomash.

“Dy duar për një koke” është thirrja e banoreve të cilët protestojnë për banesat e tyre. Policia ka shoqëruar disa nga banorët në komisariat për tu përgjigjur aktit të zjarrvënies.

Ata janë shoqeruar në komisariatin numër 6, ku dhe kanë marrë përgjigjen e Kryeministrit të vëndit pak minuta më parë se Unaza do të bëhej.