Dy javë më parë autoritetet italiane raportuan për një trup të pajetë të murosur në një banesë 300-vjeçare në Senago të Milanos, dhe se dyshohej se trupi mund t’i përkiste një shtetasi shqiptar.

Rezultatet e autopsisë së mjekësisë ligjore italiane kanë konfirmuar identitetin e trupit të personit të gjetur i murosur në një vilë luksoze në komunën Senago të Milanos. Ai është Astrit Lamaj i zhdukur më janar të 2013 nga Genova e Italisë kur ishte 41 vjeç.

Ndërkohë policia italiane ka informuar se Astrit Lamaj ka qenë një person me precedentë penalë të mëparshëm.

Trupi i murosur i Astrit Lamajt u gjet pak ditë më parë nga disa punëtorë gjatë punimeve që po kryheshin për restaurimin e vilës luksoze. Vila është restauruar për herë të fundit 5 vite më parë në kohën e zhdukjes së Astrit Lamajt që sivjet do të mbushte 47 vjeç.