Moderatorja shqiptare Ilda Bejleri, është përfolur kohët e fundit për format e saj trupore dhe veshjet ekstravagante në emision.

Ndërkohë e ftuar në një emision, Bejleri na ka zbuluar një anë të saj që ne nuk e njihnim më parë.

Gjatë transmetimit të një dokumentari “Fëmijët e Diktaturës”, moderatorja ka treguar se edhe gjyshi i saj ka vuajtur dënim në atë kohë.

“Fëmijët e Diktaturës. Më e keqja është se asnjë nuk kërkon falje! Askush nuk i kërkoi as gjyshit tim… Pas rënies së bustit pashë për herë të parë gjyshin tim, i cili kaloi shumë vite në burg, vetëm për shkak të një ‘letre’ që kishte ardhur nga familjarët e tij nga Gjakova!”, – ka shkruar moderatorja.

Më pas ajo ka vijuar duke publikuar një foto të gjyshit të saj dhe ka treguar se vetëm përpara 27 vitesh, gjyshi i saj doli nga burgu.

Image

Image

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook