Një imam i cili menaxhon një faqe në rrjetin social “Facebook” dhe ku ai mba ligjërata herë pas here ka gjetur kohën të flasë dhe për marrëdhëniet që mund të kryejnë njerëzit që shkojnë në xhenet. Ai thekson se në xhenet ka gra me “gjinj të dalluar” ndërsa meshkujt do të kryejnë marrëdhënie për kënaqësi. 

 

“Në xhenet ka shpendë dhe ti i sheh duke fluturuar, dhe nëse të shkon mendja që ta hash ai nderpret fluturimin dhe t’vjen i pjeku. Në xhenet bën gjithë ditën marrëdhenie intime dhe nuk ndjen lodhje, në xhenet ka edhe treg; pra, bëhet biznes”, ka thënë ai.

“Allahu thotë se punëmbarët janë fitimtarë, ata do të përfitojnë. Thotë se vajzat e reja, me gjinj të dalluar, thotë, me të të njëjtës moshë. Thotë se ne i kemi krijuar ato të veçanta, dhe i kemi bërë atë beqaresha”, shtoi ai.

Imami shqiptar thotë se “në xhenet gratë nuk do të kenë dhimbje”.