Një kroçere gjigande ka marrë përpara varkën me turistë në Venecia. Raportohet se ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm, duke krijuar frikë dhe panik të turistët dhe jo vetëm.

Mediat italiane raportojnë se si pasojë e këtij incidenti kanë mbetur të plagosur 5 persona, 4 prej tyre që ndodheshin në varkë dhe një nga kroçera.

Nga pesë të plagosurit, katër janë turistë të huaj, të moshës 67-72 vjeç. Mediat bëjnë me dije se bëhet fjalë për një shtetase amerikane dhe 3 persona të tjerë nga Zelanda e Re.

Një 67-vjeçar është në gjendje më të rënduar shëndetësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Turistët e tjerë kanë pësuar trauma dhe thyerje, teksa përpiqeshin të largoheshin.