Pakujdesia e një 80-vjeçari ka përfunduar me plagosje në Vlorë ku i moshuari në rrethana të pazbuluara ka qëlluar me armën gjahut, tip çifte, duke plagosur një minoren.

Materialet për mbajtësin me leje të armës së gjahut, u referuan në Prokurori, ndërsa 15-vjeçari u dërgua në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Komisariati i Policisë Vlorë

Më datë 10. 08. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për shtetasin T. H., vjeç 80, banues Vlorë, pasi në lagjen “Uji Ftohtë”, në banesë, nga pakujdesia, ka plagosur me armën e gjahut të cilën e ka me leje, fëmijën e mitur Q. C., vjeç 15, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Arma e gjahut u bllokua në cilësinë e provës materiale. Neni 89 i Kodit Penal. 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook