Pas kallzimit të ish-deputetit të PD Bedri Hoxha në polici, kjo e fundit ka arrestuar Demir Cupin 59 vjeç. Ai u akuzua drejtë për drejtë nga ish-deputeti se Cupi ka goditur rreth 10 minuta para takimit të Bashës duke i shkaktuar atij plagë të lehta. 

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta dhe deputeti i PD ka marrë plagë të lehta.

Njoftimi i policisë: 
Më datë 09.07.2017 është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat dhe ka bërë kallzim shtetasi B.H, 49 vjeç, banues në Klos, ku ka deklaruar se rreth orës 13.10, të ditës së sotme, para hyrjes së Pallatit të Kulturës Burrel, për motive të dobëta e ka goditur me grusht shtetasi D.Ç, duke i shkaktuar plagë të lehta.

Menjëherë shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Mat kanë bërë shoqërimin e shtetasit D.Ç, në ambientet e Policisë.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin :

D.Ç, 59 vjeç, banues në Burrel, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje’’, parashikuar nga neni 90 i Kodit Penal. Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë së Rethit Gjyqësor Mat për veprime të mëtejshme.