Përmes një postimi në Twitter ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar pas inicidentit të ndodhur në Kuvend, ku deputeti i Partisë Demokratike spërkati me bojë kryeministrin e vendit Edi Ramën.

Lleshaj e ka cilësuar përpjekjen e Opozitës për të njollosur një vendim në Kuvend si turp dhe dëshpërim, teksa i krahason me skenat që dikur bëri dhe Gruevski në Kuvendin e FYROM.

“Maqedonia e Veriut në NATO është interes edhe i Shqipërisë. Përpjekja e opozitës për të njollosur solemnitetin atlantik të një vendimi në Kuvend, është turp dhe dëshpërim.
Përpjekja e sotme ishte shumë e ngjashme me ato skena që krijoi Gruevski në Kuvendin e FYROM në prill të 2017 në bashkëpunim të ngushtë me kumbarët antiatlantikë nga Lindja.
Asgjë nuk e ndalon vullnetin e njerëzve të lirë të Ballkanit për t’u bashkuar në NATO dhe BE. Urime për Maqedoninë e Veriut!”