Ky djalë është me të vërtetë një mrekulli. Ai sapo ka festuar ditëlindjen e tij të trembëdhjetë, edhe pse mjekët thanë se nuk kishte shanse për të mbijetuar që ditën e parë kur ka ardhur në jetë.

Familja e tij ndihet e bekuar për të dhe do të vazhdojnë luftën për ta mbajtur në jetë djalin e tyre të çmuar.

Djaloshi 13-vjeçar, Tres Johnson nga Bernie, Missouri, ka lindur me dy kafka dhe pjesët e fytyrës janë dyfishuar në kokën e tij.

Ai është i vetmi që vazhdon të mbijetojë në këto kushte, pasi janë dokumentuar dhe 36 raste të të tilla, por shumica kanë lindur të vdekur ose kanë ndërruar jetë pak kohë pas lindjes.

“Tres, duke arritur moshën 13 vjeç është një “marrëveshje” e madhe me fatin, më duket vërtetë e pabesueshme dhe diçka imagjinare, por ai ia ka dalë, edhe pse 13 vitet e jetës së tij nuk kanë qenë asgjë tjetër veçse një luftë për mbijetesë”, thotë nëna e tij Brandy, 35 vjeç, e cila kujdeset gjatë gjithë kohës për të.

“Ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen e Tresit, askush nuk mendonte se do të ishte këtu sot.

Ishte diçka shumë emocionuese të festoje ditëlindjen e tij, por shumë imagjinare duke pritur për ditën e tij të madhe. Unë jam shumë në ankth për të,” tha nëna e tij.

Kur ajo e pa për herë të parë djalin e saj të porsalindur, e gjeti djalin në gjendje të vështirë.

“Kur e sollën djalin në dhomën time ai ishte i lidhur me një kuti transportuese me të gjithë vëzhguesit e tij, e vetmja gjë që mund të prekja ishte këmba e tij.

Ai ishte i adhurueshëm por dhe shokues në të njëjtën kohë, njëra anë e fytyrës së tij dukej si djali ynë më i madh, ndërsa ana tjetër i ngjante djalit tonë të mesëm.

Kur lindi, ai kishte një çarje të madhe në pjesën e hundës dhe ju mund të shihni zgavrën e tij të sinusit, pasi ishte e hapur.

Njëri sy i tij dukej sikur po dilte nga vendi dhe tjetri sikur po mbyllej plotësisht, dhe për shkak se sytë e tij janë më larg se tek një njëri normal, ai i sheh vetëm në mënyrë periferike”, rrëfen nëna e tij.

“Mjekët nuk do ta mbanin Tresin dhe kishin planifikuar ta linin të vdesë, nëse bashkëshorti im nuk do të kishte luftuar që ai të jetonte, pasi ata kurrë më parë nuk ishin përballur me një rast të tillë”, shprehet nëna e tij. 

Forca mahnitëse dhe e pabesueshme e kësaj nëne është qartësisht e dukshme.

“Sapo kuptova që ai ishte këtu, ende i gjallë, dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për ne , gjithmonë do të jemi me të, deri në frymëm e fundit të tij”, tha Brandi.

Këto 13 vite kanë qenë shumë të vështira për Tres dhe familjen e tij, pasi janë përballur me paragjykime të shumta deri në ofendime ekstreme.

“Pas kaq shumë vitesh unë kam dashur vetëm të heq krenarinë time, të përpiqem të qëndroj e qetë dhe të shpjegoj gjendjen e djalit tim tek ata.

Unë jam përballur me komente nga më të tmerrshmet si “vriteni atë”, “hidheni atë”, por jam treguar e fortë dhe kam bërë gjithçka për ta mbajtur tim bir gjallë

Pasi bisedoj me ta, fillojnë ta shohin situatën nga këndvështrimi im dhe shpesh më pyesin se si është Tres”, tha nëna e djalit 13-vjeçar.

Tres ka lindur me sy që kanë një distancë nga njëri tjetri mbi normalen, një çarje, dy hundë të veçanta e të ndara, një kokë të deformuar, shfaq vështirësi për të mësuar, dhe komplikacione të shumëfishta.

Lajmi i mirë është se ai ka pasur trajtim me vajin e kanabisit dhe komplikacionet janë zvogëluar nga 400 në ditë në 40.

Ai ka përballuar operacione të shumëfishta për të korrigjuar çarjen dhe riformuar kokën.

“Ai është i vonuar në zhvillim, sepse ka një cistë në trurin e tij që e pengon, dhe psikologjikisht Tresi është në moshën e një fëmije, por fatmirësisht po përmirësohet nga dita në ditë në të gjitha aspektet

Mjekët na thanë se ai kurrë nuk do të ecë, por kjo gjë nuk e ndalon Tresin që të përpiqet për të ecur”, shprehet nëna e tij.

“Shumë njerëz që shohin se çfarë ka ndodhur me djalin tonë, e mendojnë si një tragjedi. Në fillim, mendova se djali im do të vdiste, por ai ende është me ne sot, dhe për mua kjo është gjëja më e rëndësishme. Qëllimi ynë si prindër është ta mbajmë këtu dhe të sigurohemi që Tresi ta dijë se sa i dashur dhe i çmuar është për ne, deri në ditën e fundit të jetës së tij”, shtoi nëna e tij.

Përkthyer nga “DuaLajm.com”