Hyp3r, një partner i besueshëm i marketingut të rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram, prej disa kohësh ka vjedhur të dhënat e përdoruesve.

Këtë gjë e ka bërë në mënyrë të fshehtë, megjithatë ata ia kanë dalë të sigurojnë vendodhjet dhe informacionet personale për mjera persona.

Pasi lajmi u bë publik zëdhënësit e Instagram kanë bërë me dije se ata i kanë shkëputur marrëdhëniet me partnerët e tyre dhe janë duke mbledhur informacion për t’i çuar edhe në gjykatë.

“Veprimet e HYP3R nuk u sanksionuan, por ata shkelnin politikat tona. Si rezultat, ne i kemi hequr nga platforma jonë. Ne kemi bërë gjithashtu një ndryshim të produktit që duhet të ndihmojë në parandalimin e kompanive të tjera që të marrin të dhënat e vendndodhjes në këtë mënyrë”, deklaroi një zëdhënës i Facebook për ‘TechCrunch’.

Kompania filloi disa vite më parë si një platformë përmes së cilës reklamuesit mund të shënjestronin përdoruesit që të marrin pjesë në një ngjarje të caktuar, si një lojë basketbolli apo ndonjë koncert.