Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kryeministri i vendit Edi Rama u shpreh se opozita kërkon të baltosë Shqipërinë në sytë e Europës.

Sipas tij, e gjitha kjo bëhet që në qershor vendi ynë të mos marrë një përgjigje pozitive.

Rama shtoi se kreu i Pd-së, Lulzim Basha, shkoi te deputetët holandezë i paftuar.

Fjala e Ramës:

Ata të cilët për arsyet e tyre jo për arsyet tona janë skeptikë apo kundër zgjerimit të BE, jo vetëm që nuk kanë kohë, por as dëshirë nuk kanë që të hynë më thellë si është kjo çështje. Përpjekja jonë ka kohë që është jo për të diskutuar thelbin e proceseve por për të rishpjeguar ato që në fakt janë muhabetet e kazanit këtu, që quhet parlamenti i Shqipërisë, që këtë e kanë kthyer në kazan dhe na kanë futur edhe ne. 

Është e pabesueshme se ca i punojnë këta Shqipërisë në gjuhë të huaj. Këta e dinë atë që di edhe unë, që në Gjermani e kanë humbur betejën dhe prandaj kisha një pyetje për atë që nuk i përgjigjet pyetjeve, nuk do ti thoja sa bëjnë 7 x 7.  

Nëse do kishte kurajo të dilte këtu e të thoshte ky që po mundohet të lobojë për Shqiprinë, çfarë ju tha atyre faktmbledhësve nga Hollanda në drekë, kur vajti atj i paftuar, çfarë i tha? Ndërkohë që për hir të së vërtetës qëndrimi i Tabakut dhe mosgaboj i Gjoshës ishte korrekt. Por ç’ju dëgjuan veshët atyre kur filloi të bilbilonte miku im i shtrenjtë dhe i pashpresë Lulzim Basha.

Është raspaktitëse të mendosh që për këtë objektiv kundërshtia vjen nga brenda familjes tonë si shqiptarë.

Është raskapitëse të mendosh që për këtë arritje pengesa më e lartë është këtu, nuk është as në Berlin, as në Paris dhe në asnjë vend tjëtër të BE, është këtu.

Është vërtet sëkëlldi e madhe, ndjenjë turpi, jo të mendosh, por të shikosh, të provoshm, të shijosh baltën e prodhuar këtu për qëllime të këtushme dhe të kuptosh se asnjë nga këta deputetë, as gjermanë, as holandeze nuk iu afrohet në kundërshti këtyre ndaj Shqipërisëe dhe ndaj këtj procesi. Ata janë në të drejëtën e tyre. Këta janë sot flamurtarët e një padrejtësi historike ndaj Shqipërisë dhe fëmijëve të këtij vendi.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  "Si e ktheu Klement Balili Shqipërinë në korridorin e kokainës", gazeta e njohur gjermane artikull për "Eskobarin e Ballkanit"