Irani ka rrëzuar gabimisht avionin ukrainas, duke shkaktuar vdekjen e 176 personave. Është media amerikane CBS News që raporton se autoritetet amerikane besojnë se avioni Boeing 737-800 u godit nga raketat.

Avioni u rrëzua dje, pak orë pasi Irani bombardoi bazat në Irak ku qëndronin ushtarët amerikanë.

Duke cituar burime në Inteligjencën amerikane, CBS News raporton se satelitët kanë identifikuar dy sinjale infra të kuqe të dy raketave, të ndjekura më pas nga një shpërthim.

Ndërkohë, Newsweek citoi një zyrtar të lartë Pentagonit dhe të inteligjencës amerikane, si dhe një zyrtar të inteligjencës irakene duke thënë se ata besonin se avioni ukrainas u godit nga një raketë Tor e prodhuar nga Rusia.