Plot 35 milionë euro ka mendohet se ka ofruar klubi zikaltër për kroatin që aktualisht luan me katalanasit.

Sipas rapotimit të “La Gazzetta dello Sport” zbulohet se drejtuesit e interit kanë udhëtuar për në Barcelonë për t’i ofruar barçës ofertën me vlerën marramendëse të lartëpërmendur.

Giuseppe Marotta dhe Piero Ausilio mendohet se pas refuzimit të vazhdueshëm të Real Madridit për Luka Modric kanë vendosur të rrezikojnë duke dashur të transferojnë Rakitic në klubn e tyre pas përfundimit të kontratës që Rakitic ka deri në vitin 2021 me Barcelonën.

Duke parë shifrat tek Barcelona kroati përfiton 5.5 milionë euro ndërsa ajo çka i ofron Inter është kontrata 4 vjeçare dhe 6 milionë euro, referuar këtu dhe raportimeve të së pëditshmes spanjolle “Sport”, e cila theksoi se duke parë vlerën që ofrohet palët mund të arrijnë në një kompromis.