Inter dhe Atalanta do të sfidojnë njëra-tjetrën pas pak minutash në një duel që pritet të vendosë shumë për fatin e të dyja skuadrave nëse do të luajnë në Champions League sezonin e ardhshëm.

Begamaskët do të synojnë që të përsërisin fitoren e fazës së parë, teksa në fushën e lojës nga minuta e parë do të jetë ssërish Gjimshiti, por jo Etrit Berisha, i cili është lënë në stol nga Gasperini prej disa javësh. Mbrojtësi shqiptar ka përfituar edhe nga skualifikimi i Toloit, teksa do të mbulojë Icardin.

Interi ndërkohë konfirmon Icardin në majën e sulmit, i ndjekur nga Perisic, Politano dhe Vecino. Ky i fundi ka zënë vendin e Nainggolan.