Interi ecën përpara me besim dhe vendosmëri. Aleksis Sançez është shumë pranë rikthimit në Itali dhe në shtëpinë zikaltër ka optimizëm dhe vullnet për ta mbyllur shpejt këtë marrëveshje. Akordi me kilianin është punë e kryer. Marota ka punuar me agjentin Fernando Feliçeviç (që është i njëjti dhe për Vidalin) duke marrë aprovimin nga lojtati për një ulje të ndjeshme të pagës që merr te Mançester Junajtid (rreth 14 milionë euro).

Me “Djajtë e Kuq”, Interi po punon për një huazim me të drejtën e blerjes së kartonit të lojtarit 31-vjeçar, të cilin anglezët e vlerësojnë në rreth 20 milionë euro. Interi këtu mund të shfrytëzojë 15 milionët që ishin të destinuara për Xhekon. Palët duket se nuk janë larg pretendimeve, ndaj duket se një akord i shpejtë është gjithnjë e më konkret.