ANGLI

Media angleze “Daily Telegraph” ka publikuar një investigim të gjatë për shqiptarët, të cilët kanë mbërritur  klandestinë në tokën angleze. Kjo media ka zbuluar se i gjithë aktiviteti kriminal i shqiptarëve në Angli realizohet përmes një faqeje “Facebooku” dhe që administrohet nga një shqiptar i dënuar më parë për vjedhje bankash.

Më tej, në shkrim tregohet se pavarësisht se postimit janë bërë publike për dokumentet e falsifikuara dhe për patentat dhe lejet e qëndrimit në Angli, autoritet  janë “dorëzuar” në nismën për të goditur këtë grup që rekruton persona të ndryshëm dhe më pas arrin t’i fusë ilegalisht në shtetin anglez.

Gjithashtu në artikullin e media angleze thuhet se gazetarët e saj kanë arritur të bisedojnë me administratorin e faqes, por ky i fundit nuk ka dhënë asnjë detaj shtesë dhe faqja e quajtur “Shqiptarët e Londrës” është mbyllur pas një ore. Kjo faqe u krijua nga Fari Lleshi, i dënuar për vjedhje banke dhe që hyri  në mënyrë të paligjshme në tokën angleze dhe më pas u deportua në mars, pasi u dënua për posedim droge në Britani.

Kulmi i gjithçkaje arriti kur alarmi doli në Facebook dhe ku thuhej: “Të gjithë shqiptarët pa dokumente duhet të jenë të kujdesshëm në Stacionin Ëaterloo! Atje ndodhet Zyra e Brendshme që po bën kërkime.”

Faqja, që siç shkruan “Daily Telegraph” e administruar nga “Shqiptarët në Londër”, ndiqet prej 123,000 dhe gjiganti i internetit nuk ka bërë asnjë përpjekje për ta bllokuar atë. Shqiptari i dënuar për vjedhje banke edhe pse u dëbua  pasi u burgos për tregtinë  e drogës në Mbretërinë e Bashkuar, u pa në You Tube duke promovuar muzikën e tij Rap dhe që mbante me vete armë së bashku me grupin e tij.