Me anë të një postimi në Facebook, Valbona Pacolli ka lajmëruar se vajza e saj sapo është bërë milionere, nga investimet në kriptovaluta.

Lajmin e ka bërë të ditur Pacolli, ku ka uruar dhe përgëzuar vajzën e saj për arritjen e bërë me anë të investimeve.

“Urime princesha ime, jam shumë krenare që e arrite sot këtë sukses. Përveç babit, tani na u bëre edhe ti milionere”, shkruan në një postim publik në “Facebook”, Valbona Pacolli.

“Në këto caste po më kujtohet kur ka investuar Linda në vitin 2013, 1 BTC 11€ ka qenë (sot është aty pran137 8000€) dhe unë edhe pse si një intelektuale, prap nuk kisha dëgjuar për valutat virtuale në ate kohë asgjë dhe kur më tregoi vajza që të gjitha paratë e dhuruara gjatë vitit të ri i ka investuar së bashku me babin e saj në BTC, shumë jam ankuar por sot kam ndryshuar mendim dhe i kërkoj falje vajzes time publikisht sepse është treguar më e zgjuar se unë në këtë rast prandaj krenohem me princeshën time”, shkruan ajo në koment.

ImageImage

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook