Ish-inxhinieri i NASA-s, me 7,8 milion ndjekes, vendosi që kjo të ishte java e peshkaqenëve, ndersa testoi nëse peshkaqenët në të vërtetë mund të nuhasin erën e gjakut në ujë.

Shark Week apo java e peshkaqenëve, i cili mbahet për çdo vit në “Discovery Channel”, e që i është dedikuar posaçërisht këtyre bishave të oqeaneve për këtë qëllim, Mark Rober vendosi të marrë pjesë në përurimin e aplikacionit origjinal “Discovery GO”.

Filmimi ishte publikuar në Youtub dhe për dy ditë kishte arritur 21 milionë shikime.Rober kishte filluar testimet e tij fillimisht me vaj peshku, urinë dhe në fund gjak, mirëpo asgjë nuk i kishte tërhequr peshkaqenët me shume sesa era e gjakut .

Në fund të testimit ai kishte vërejtur se 4 peshkaqenë ishin të interesuar për vaj peshku, asnjë për urinë dhe për gjak ishin të interesuar 41 peshkaqenë.

Ai gjithashtu kishte zhvilluar edhe një testim tjetër me gjak njeriu, në këtë rast gjakun e vet, por në këtë eksperiment është përdorur gjak në sasi tejet të vogla dhe eshte vërejtur se asnjë peshkaqen nuk ka qenë i interesuar për sasi të pakta gjaku.